Reagon Ruskovska pasi u konfirmua suspendimi i saj

1 minut lexim

“Asnjëherë nuk kam ndikuar te prokurorët”. Ky është reagimi i prokurores së suspenduar Vilma Ruskovska të cilës sot iu refuzua ankesa që të kthehet në punë. Ajo në një deklaratë për A1on tha se vendimin e këshillit sot nuk do ta komentojë.

“Nuk komentoj vendime të këshillit të prokurorëve”, thotë Ruskovska. Në pyetjen nëse ndoshta ka ndikuar në dy hetimet dhe lëndët lidhur me stacionin për kontroll teknik dhe policinë financiare, që është argument i këshillit, ajo u përgjigj: “Unë me ligj nuk kam të drejtë të ndikoj. Sipas nenit 56 paragrafi 4 nga Ligji për Prokurori publike”.

“Në asnjë lëndë nuk kam ndikuar. Mund të pyesni cilindo prokuror”, tha Ruskovska.

Ajo nuk e di si do të përfundojë procedura penale që udhëhiqet kundër saj.

Ndryshe sot Këshilli i Prokurorëve konfirmoi suspendimin e saj.

Kryetari i këshillit Antonio Joleski tha: “Prokurorja do të duhet të largohet nga puna, që të mos ndikojë me prezencën e saj mbi procedurën e kësaj lënde, që të vërtetoeht gjendja faktike”, tha ai.

Story i mëparshëm

LSDM: 225 milionë euro nga BE-ja për RMV-në

Story i radhës

Kasami: Qeveria nuk i ka përfillur fare kërkesat e Komunës së Tetovës për dëmet nga vërshimet

Të fundit nga