Pas paralajmerimeve nga Aleanca për Shqiptarët se kryetari i tyre, Ziadin Sela mendon kandidimin edhe për mandatin e tretë, janë shfaqur pakënaqësi të shumta brenda strukturave të kësaj partie, shkruan fol.mk
Një mospajtim të ngjashëm, pas disa reagimeve të djeshme të dy figurave të njohura të Aleancës nga Tetova, sot edhe aktivisti Liridon Ramadani nga Kumanova ka shprehur zhgënjimin e tij në rast se z. Sela do të rikandidonte për se treti herë në kundërshtim me statutin e partisë.
Ja edhe postimin plotë i LIRIDON RAMADANIT:
Statuti ja lejon edhe Thaçit e Ali Ahmetit e gjithë kryetarëve të tjerë, mendësi që ty e ke ,,luftu” , fundja dhe kur nuk ta lejon statuti e ndryshon emrin e partis dhe të vazhdohen dhe dy mandate.
Ty ke konsumu dy mandate, mandati i tretë i yt mundë të jetë legjitim por pjesen morale nuk e ka.
Mosdorheqja jote legjitimon çdo dështim mbrenda organizatës dhe pengon çdo lloj reformimi dhe kjo është uzurpim i hapsirës opozitare.
Me vetëdije apo pa vetëdije ty nga shpresa për ndryshim po shëndrrohesh në vrasës të shpresës për ndryshim.
Lufta jote ndaj mendësis së Menduh Thaçit ishte e drejtë por veprimi yt po tregon që e ke luftu vetëm pse nuk ke qenë në vend të tij, lufta ndaj Ali Ahmetit është edhe më e drejtë por tash kush na siguron që po e lufton vetëm pse nuk je në vend të tij.