Administrata e Maqedonisë kërcënon me grevë, kërkojnë rritjen e pagave

February 11, 2022
1 minut lexim

Grevë e përgjithshme e gjithë administratës në muajin mars nëse nuk rriten pagat e tjera me rritjen e pagës minimale.

Nga Konfederata e Sindikatave të Lira thonë se problemin me rritjen marramendëse të pagave do të mundohen ta zgjidhin përmes dialogut social me Qeverinë.

“Jemi sindikatë që duam t’i zgjidhim gjërat përmes dialogut social, por nëse na mbështesin për muri, atëherë do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat. Ka kërkesa të ndryshme për të shkuar direkt në grevën e përgjithshme”, tha Blagoja Ralpovski – Konfederata e Sindikatave të Lira.

Barazimi i pagave që do të ndodhë me rritjen e pagës minimale do të krijojë kaos në institucione, thonë nga SASHK-u.

“Shteti si punëdhënësi më i madh duhet të ketë të njëjtat standarde për të gjithë në sektorin publik. Ndoshta do të ketë grevë të përgjithshme në të gjithë administratën ku administrata publike do ta paralizojë shprehimisht funksionimin e shtetit. Nuk do të donim që kjo të vijë, por nëse gjërat shkojnë shumë ngadalë dhe në mënyrë joserioze, do të vijë”, u shpreh Jakim Nedelkov – Konfederata e Sindikatave të Lira.

Instituti për Kërkime Ekonomike Finance Think paralajmëron gjithashtu se numri i punonjësve që marrin pagë minimale do të rritet ndjeshëm.

“Me rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, afër 170 punëtorë që kanë marrë nën atë shumë, do të barazohen me grupin prej 18.000 deri në 20.000 denarë, që tashmë ka afër 50 mijë të punësuar”, thonë nga “Finance Think”.

Kryeministri Kovaçevski sot përsëriti qëndrimin se paga minimale vlen për të gjithë punëtorët në vend, pavarësisht nëse janë në sektorin privat apo publik. Rritja graduale e pagave është në përputhje me marrëveshjet kolektive të nënshkruara dhe ato duhet të respektohen në përputhje me nenin tetë të Ligjit për Pagë Minimale./

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reagojnë aktivistët: Sela “vrasës” i shpresës së ndryshimit!

Story i radhës

Remenski: Maqedonia nuk e shfrytëzon mjaftueshëm anëtarësimin në NATO

Të fundit nga

Sjelljet e fshehta të një manipuluesi!

Sjelljet e fshehta të një njeriu manipulues janë shpesh të maskuara dhe të ndërlikuara, duke bërë të vështirë identifikimin e tyre.  Na ndodh të hasim shpesh njerëz manipulues në përditshmëri, prandaj mbani
ShkoLartë