Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë pritet të ketë mot me vranësira. Të shtunën rënie e temperaturave, e të dielën edhe riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather vranësirat do të dominojnë mbi vendin tonë ditëve të fundjavës.  Ditën do të ketë edhe intervale me diell.  Ditën e shtunë pritet një rënie e lehtë e temperaturave përreth vlerave normale, ndërkaq të dielën parashihen mundësi edhe për riga lokale shiu orëve të pasdites, e përreth zonave malore edhe të borës.

Mot me vranësira të ndryshueshme pritet të mbizotërojë ditëve të para të javës vijuese, pa përjashtuar mundësi për riga lokale shiu ditën e hënë e të martë.  Në aspektin termik do të mbajë mot më i butë.

Cilësia e ajrit ditën e shtunë shënon një përmirësim të shkurtër me indeks që kalon edhe në vlera të pranueshme, e nga dita e diel kushtet atmosferike, pa një qarkullim të mjaftueshëm ajror, mbajnë ndotësit më të përqendruar pranë sipërfaqes e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

12.02 – Kryesisht me vranësira.

13.02 – Kryesisht me vranësira.  Pasdite më vonë me mundësi edhe për riga lokale shiu, përreth viseve malore edhe reshje të dobëta bore.

14.02 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës.  Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.  Në zona malore reshje të dobëta bore.

15.02 – Vranësira dhe intervale me diell.  Mundësi për riga lokale shiu.

16.02 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Temperaturat pësojnë një rënie ditën e shtunë, e më pas në rritje.  Minimalet luhaten ndërmjet -1 e 1C, e maksimalet të shtunën zbresin në 5C e 6C, e të dielën rriten në 8C e 9C, deri të mërkurën edhe në 12C.

Erërat frynë edhe mesatare e mesatarisht të fuqishme ditën e shtunë nga verilindja 6-13m/s, e nga dita e diel të lehta kryesisht nga jugu e juglindja 1-4m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një tendencë të rënies ditën e premte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtohet dhuna dhe diskriminimi me bazë gjinore gjatë pandemisë Covid-19

Story i radhës

Reagojnë aktivistët: Sela “vrasës” i shpresës së ndryshimit!

Të fundit nga