Rasti “Talir 2”: Gruevski dënohet me gjashtë vjet burg, konfiskohet selia e VMRO-DPMNE-së

Gjykata konfiskoi pronën e VMRO-DPMNE-së, selinë 8 katëshe të partisë në qendër të Shkupit, dhe 30 seli të partisë mbarë vendit. Poashtu gjykata në rastin “Talir 2” i shpalli fajtor ish kryeministrin Nikolla Gruevskin, i cili u denua me 6 vite burg dhe ish zëdhënësin general të partis dhe të Qeverisë së atëkohshme VMRO-s, Kirill Bozhinovski, I cili mori denim më kusht. Gjykata hodhi poshtë marrëveshjet e nënshkruara për ndërtimin e objektit, ndërsa selia dhe pasuria e tyre u konfiskuan.

 “Konfiskohet pasuria e patundshme, selinë e VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht objektin afarist e përshkruar detajisht fletëpronësinë. Përveç selisë, ndërtesaës 8 katëshe në qendër të Shkupit, gjykata sjellë vendim për konfiskim edhe të 30 selive partiake të VMRO-DPMNE-së, edhe atë në Veles, Kavadar, 2 në Kisella Vodë, Shtip, Krbinci, Radovish, Vinicë, Ohër, Pehçevë, Demir Hisar, Llozovë, Dellçevë, Koçan, Strugë, Dojran, Petrovec, Gjevgjeli, Bogdanc, Gradsko, Kamenicë, Tearcë dhe Novaci”, ka deklaruar Daniella Aleksovska Stojanovsa, gjykatëse

Story i mëparshëm

iOS 16 do të instalojë përditësimet pa ndërhyrjen e përdoruesit

Story i radhës

Sot ndjek hapat e nënës shumë të suksesshme, e gjeni dot për cilën artiste shqiptare bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Të fundit nga