iOS 16 do të instalojë përditësimet pa ndërhyrjen e përdoruesit

Kur iOS 16 të debutojë përdoruesit e iPhone nuk kanë pse të shqetësohen më për përditësimet më të fundit, sidomos ato të sigurisë.

Apple ka lançuar një funksionalitet të ri me sistemin operativ quajtur Rapid Security Response që bën të mundur që kompania të aplikojë përditësime sigurie të pajisjeve mes versioneve madhore të iOS.

Është një prej veçorive kryesore të sigurisë që Apple zbuloi në WWDC së bashku me Safety Check.

iOS 16 vjen me një seksion nën Automatic Updates quajtur “Install System and Data Files.” Kur është aktivizuar, me këtë opsion përdoruesit mund të marrin automatikisht përditësime që nuk janë të lidhura me përditësimet e plota siç janë versionet madhore.

Këto përditësime të vogla instalohen në mënyrë automatike dhe përdoruesit nuk kanë nevojë të bëjnë asgjë për rindezjen e telefonit. Me të kaluar në iOS 16 ky opsion do të jetë i aktivizuar dhe ata që nuk duan instalimet automatike të përditësimeve nuk duhet të harrojnë ta çaktivizojnë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berlin: Një i vdekur dhe disa të plagosur pasi makina shkel kalimtarët

Story i radhës

Rasti “Talir 2”: Gruevski dënohet me gjashtë vjet burg, konfiskohet selia e VMRO-DPMNE-së

Të fundit nga