Agjencia e lajmeve Reuters po raporton për luftime të ashpra në Severodonetsk këtë mëngjes të së shtunës.
Rusia kishte përforcuar trupat e saj dhe kishte përdorur artileri për të kryer “operacione sulmi” në qytet, tha Reuters, duke cituar ushtrinë e Ukrainës.
Por forcat ruse ishin tërhequr pas përpjekjeve të dështuara për të avancuar në qytetin e afërt të Bakhmut, shtoi ai, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.