Frika më e madhe e klubeve bëhet realitet, Mbape e Lukaku lënë fushën të dëmtuar

Klubet kryesore në Europë kanë qenë kundër planit të UEFA-s që në këtë verë, kur nuk kishte aktivitete sportive, të zhvilloheshin ndeshje të Ligës së Kombeve. Pas dy sezoneve të ngjeshura për shkak të pandemisë, pritej që lojtarët të kishin pak më shumë frymëmarrje.

Por UEFA vazhdoi me planin e saj dhe klubet, pavarësisht protestave, lëshuan yjet që të shkonin në përfaqësueset përkatëse. Por që në ditët e para të grumbullimeve kishte shumë tërheqje e sikur të mos mjaftonte kjo, edhe dëmtime gjatë ndeshjeve të para.

Gjatë natës së të premtes, disa nga yjet e futbollit europian janë detyruar që të braktisin para kohe fushën e lojës. Lukaku la fushën te Belgjika që në gjysmën e pjesës së parë ndërsa Mbape duroi deri në pushimin e sfidës te Franca.

Varane më pas u zëvendësua po për probleme fizike në minutën e 61-të, duke shtuar edhe më shumë padyshim pakënaqësitë për këto ndeshje që shumë prej klubeve i kanë cilësuar të panevojshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raportohet për luftime të ashpra në Severodonetsk

Story i radhës

Ministri i Brendshëm: Inteligjenca e Ukrainës ka rënë komunikim me luftëtarët e kapur Azovstal

Të fundit nga