Raporti i EUROPA NOSTRA dhe heshtja ndërkombëtare! / Deçanasit prapë po viktimizohen!?

July 17, 2022
1 minut lexim

Raporti i Organizatës Joqeveritare EUROPA NOSTRA është një vazhdimësi e propagandës serbe kundër deçanasve, kundër institucioneve komunale dhe shtetërore. Vazhdimësi e koordinuar e Sava Janjiçit me shërbimet serbo-ruse kundër Kosovës.

Më shumë shqetësuese është heshtja e institucioneve ndërkombëtare, e veçanërisht e KFOR-it të e cilët kanë përgjegjësinë në këtë zonë. Raporti i EUROPA NOSTRA është sulm direkt mbi organet e sigurisë ndërkombëtare dhe vendore.

Pse nuk reagojnë zyrtarët e UNMIK-ut, OSBE-së, Shtetet e QUINT-it,…apo është heshtje politike, sikurse që ishin gjitha veprimet e deritanishme, kur ishte në pyetje manastiri i Deçanit.

Raporti është i njëjti si i vitit të kaluar. Raporti do jetë i njëjtë deri në realizimin e qëllimeve të Sava Janjiçit. Politika ndërkombëtare po heshtë, ngase është në të njëjtën rrugë me të pavërtetat që lidhen me sigurinë e këtij manastiri. Po heshtë OSBE-ja, edhe pse e dinë se është propagandë në realizim të vendimeve politike të ndërmarra në vazhdimësi.

Nëse investimet bëhen në zhvillim të Deçanit, qenkan kërcënim për sigurinë. Nëse rregullohet shtrati i lumit dhe krijohen hapësira për qytetarët, qenka kërcënim. Nëse, nëse, nëse…

Manastiri është objekt tejet i rëndësishëm kulturor, turistik dhe fetar. Është resurs i çmuar për zhvillimin e turizmit. Kështu e kemi konsideruar dhe do e konsiderojmë çdoherë.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë e keqja e kësaj gjendjeje të krijuar.

Në fund të fundit, le të tregohet një rast i vetëm që mund të lidhet me propagandën serbo-nostra. Klerikët lëvizin lirshëm, duke qenë zotërinj të asaj zone. Qytetarët kalojnë andejpari, pa bërë as më të voglin veprim provokues. Nëse është ndokush provokator, janë skenaristët e propagandës ndaj deçanasve.

Qëllimi është i qartë!

Pavarësia e dhimbshme!

Deçanasit prapë po viktimizohen!?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nën kërcënimin e armës, grabitësi përdhunon të miturën në Vlorë

Story i radhës

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë e përdorë thënien e Nënës Tereza

Të fundit nga

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Gjilan

Operatori i Sistemit, Transmisioni dhe Tregut (KOSTT), njofton se furnizimi me energji elektrike në Gjilan është rikthyer pas përfundimit të punimeve në asetet 110 kV në Nënstacionin Gjilani 1. “Punimet, të cilat
ShkoLartë