Raporti i dhimbjes/ Vdekja e Martinit dhe ne pjesa në rresht…

November 19, 2024
1 minut lexim

Një ditë më parë, vetëm 150 metra nga shkolla ku mësonte në qendër të Tiranës, Martini një nxënës 14-vjeçar u godit për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, pasi një zënke që kishin patur.

Ngjarja është pasuar nga reagime të shumta, ndërsa jeta e të miturit u pre në mes nga 6 goditje thike, një prej të cilëve duket se ka qenë fatale, pasi i ka prekur zemrën.

Gazetari Luan Rama, ish-ministër i Brendshëm rreth dy dekada më parë, në një postim në rrjetet sociale, shkruan “dje dhe sot të gjithë folën për Martinin. Fjalën e kanë marrë edhe deputetët në Kuvend. Të ftuarit folën në studiot televizive. Ata do të flasin edhe nesër. Të hënën askush nuk do të mbahet mend më për të. Derisa vritet një tjetër Martin.

Jo pranë një shkolle, diku tjetër në ndonjë rrugë apo rrugicë të qytetit, ku askush nuk ka frikë të ecë me thikë ose armë në dorë. Fatkeqësisht, këto janë modelet që shoqëria jonë ofron pa frikë dhe “bujari” kriminale. Portalet dhe ekranet janë të mbushura me këto modele. Modele dhune, perversiteti, abuzimi dhe përfitimi kriminal. Shkolla ka dështuar. Ajo ka dështuar në misionin e saj. Ka rënë kulti i librit dhe i mësuesit. Dominon kulti i të fortit. Dhe i forti të vjen me thikë në dorë dhe të merr jetën. Mënyra jonë e reagimit, qasja dhe mungesa e reflektimit janë dëshmi se ne të gjithë kishim gisht në vrasjen e Martinit. Gjuha e urrejtjes, dhuna, indiferenca, fanatizmi, supremacia, e kanë vrarë njeriun brenda njeriut”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Djegia e mbeturinave helmon banorët e Pllasnicës! Jaoski si zgjidhje e sheh deponinë rajonale Novaci

Story i radhës

Kthehet Rodrygo

Të fundit nga

ShkoLartë