Ramadani: Nuk është e drejtë çfarë i bëhet ngrohtores së Çairit

October 22, 2022
1 minut lexim

Kushtrim Ramadani, drejtor i ngrohtores “Shkup Veri, sonte në “10 minuta” në TV21, u ankua se ngrohtorja që ai menaxhon nuk është përfillur nga Qeveria. Ramdani tha se ai i është drejtuar personalisht qeverisë, ku edhe pse gjysma e ministrave janë shqiptarë dhe një pjesë e tyre jetojnë në Çair, nga aty nuk ka marrë përgjigje. Ai thotë se nuk është normale që dy ngrohtoret e tjera të Shkupit, me rreth 64 mijë konsumatorë, të marrin ndihma në vlerë prej 18 milionë euro, ndërsa 500 konsumatorët e Çairt të lihen në harresë dhe mos marrin as 18 euro.

“Komisioni Rregullator ka vendosur që ne nuk mund ta rrisim çmimin sepse konsumatorët nuk mund ta paguajnë. Por nga ana tjetër duhet që ky dallimi në çmimin e furnizimit dhe çmimin e shitjes duhet të na sigurohet nga buxheti i shtetit. I jam drejtuar qeverisë ku gjysma e ministrave janë shqiptarë dhe jetojnë në Çair dhe puna erdhi deri aty ku dy ngrohtoret e tjera të Shkupit kanë 64 mijë konsumatorë dhe për 500 të Çairit të mos ndahen mjete. 18 milionë euro janë ndarë për pjesën tjetër, as 18 euro nuk janë ndarë për ngrohtoren e Çairit. Nuk ka pasur asnjë përgjigje nga an e qeverisë. I vetmi që më është përgjigjur ministri i Ekonomisë që të drejtohem te Termocentralet e Maqedonisë, ku prej aty m’u përgjigjën në mënyrë cinike se ne jemi në borxh me ata. Qeveria, vitin e kaluar, u ka dale në ndihmë të tri ngrohtoreve, këtë vit për ne nuk ka.”-tha Ramdani.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kroatët godasin fuqishëm serbët, nuk durojnë…

Story i radhës

“E grisi paketën e nuk e piu më kurrë”, Nëna Lule tregon çfarë bëri për 1 vit rresht që djali i saj të linte cigaren (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë