Ramadani: Informacioni për planin e atentatit ndaj Kurtit ishte serioz, por…

February 12, 2024
1 minut lexim

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka folur në T7, për raportimin me burime të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), se ndaj kryeministrit të Kosovës  Albin Kurti ishte synuar një atentat teksa qëndronte në Maqedoninë e Veriut.

Ramadani ka thënë se ndaj liderëve të shtetit vazhdimisht ka kërcënime, duke thënë se informacioni duket serioz.

Por ai kritikoi mënyrën sesi RTK-ja e raportoi informacionin, që sipas Ramadanit dukej “sikur ishte fake news”, por ai thotë se personalisht “nuk po e thotë këtë”, duke folur në aspektin profesional.

“Së pari informacionet për kërcënimet e liderëve janë të vazhdueshme, fatketqisht. Ka pasur, ka dhe ka me pas situata ku ka informacion që  kryeministrat, presidentët, liderët e partive kanë kërcënime dhe për këtë janë masat e sigurisë”.

“Informacioni duket që ka qenë serioz, është përfshirë edhe me resurse njerëzore si informacion, por edhe me burime të hapura që është një prej formave si bëhet inteligjenca po ashtu”.

“Informacioni duket serioz, por forma si është publikuar është e gërditshme. Së pari informacioni ka dale më u pa, nuk po them që është, por ka dalur ashtu si fake news total. Prej një informacioni që ka qenë serioz ka dalë në publik si fake news. Informacioni ka dalur në medium publik kohën kur kryeministri ka qenë në Shkup, pra në vendin e ngjarjes”. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Alsat Menu Switch skin Kuvendi emëron dy ministra të rinj; Ilir Demiri ministër i Shëndetësisë dhe Naim Bajrami ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë

Story i radhës

“Vij t’ju them faleminderit” – Taravari nesër në Tetovë

Të fundit nga

FC Helzag fiton finalen

FC Helzag triumfoi sërish në finalen e “FSHF Sunday League” në formatin 11×11 në zonën e Korçës. Skuadra e Helzag u përball në finale me KF Kalaja në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës
ShkoLartë