rusia ndalon germimin e kriptomonedhave ne disa rajone per shkak te konsumit te larte 676d271d0a5f9

Rusia ndalon gërmimin e kriptomonedhave në disa rajone për shkak të konsumit të lartë

December 26, 2024
1 minut lexim

Qeveria Ruse tha se ka ndaluar gërmimin e kriptomonedhave në 10 rajone për një periudhë 6-vjeçare sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

Rusia thotë se arsyeja e këtij ndalimi është konsumi i lartë i energjisë nga industria në fjalë. Kriptomonedhat në veçanti janë të uritura për energji ndërsa operacionet e gërmimit përbëjnë 2.5 përqind të konsumit në SHBA.

Ndalimi në Rusi hyn në fuqi prej datës 1 Janar 2025 deri më 15 Mars 2031. Këshilli i Ministrave në Rusi gjithashtu deklaroi se ndalime të tjera mund të implementohen në rajone të caktuara gjatë periudhave të pikut.

Në të njëjtën kohë mund të ndodhë e kundërta. Ndalimi mund të hiqet përkohësisht ose të ndryshohet në rajone të caktuara nëse komisionet shtetërore ekzaminojnë ndryshime në kërkesën për energji.

Gërmimi i kriptomonedhave është një aktivitet i bërë i ligjshëm në Rusi vetëm prej 1 Nëntorit. Gërmuesit duhet të regjistrohen pranë Ministrisë së Zhvillimit Dixhital ndërsa limitet e konsumit prej tyre monitorohen në mënyrë të rregullt.

Rusia nuk është vendi i vetëm që ndalon praktikën. Kosova bëri të njëjtën gjë në 2022 për të ruajtur furnizimin e energji gjatë një periudhe krize. Angola gjithashtu bëri të njëjtën gjë në Prill të 2024. Disa vende Europiane si Islanda dhe Norvegjia kanë filluar të rregullojnë industrinë.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

basha thirrje mergates te regjistrohen albin kurti na duhet patjeter me mbet ne krye tshtetit sepse 676d244df36bc
Story i mëparshëm

Basha thirrje mërgatës të regjistrohen – Albin Kurti na duhet patjetër me mbet në krye t’shtetit, sepse…

normalizohet qarkullimi ne rrugen tetove kodra e diellit 676d27590f23b
Story i radhës

Normalizohet qarkullimi në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Të fundit nga

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë