rama tenton te largohet nga emisioni xhunga rrefen si e perballoi situaten e veshtire 62003b2a75896

Rama tenton të largohet nga emisioni, Xhunga rrëfen si e përballoi situatën e vështirë

February 6, 2022
1 minut lexim

Rudina Xhunga është e ftuara e radhës në natën e tretë në “Ëndërrtjerrësit”.

Qëkur u bë pjesë e Top Channel ajo prezantoi emisionin Shqip duke u përballur me të ftuar dhe situata nga më të ndryshmet.

Këtë mbrëmje u transmetuan pamje të kryeministrit Edi Rama në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës ndërsa ishte i ftuar në emisionin Shqip.

Rama u përfshi në një debat të ashpër me të ftuarin tjetër,  Fatos Lubonjën dhe vendosi të ikte nga emisioni.

Kjo ishte një prej përballjeve më të vështira për Rudina Xhungën.

“Isha vajza e parë më vend që bënte një emision politik në RTSH dhe vij në Top Channel bëj Shqip. Shumë e vështirë, edhe tani emocionohem. Unë po i thoja të lutem ulu dhe vjen një moment që i thash ik po deshe, në atë moment. Më pas të nesërmen Rama pikturoi si djall Lubonjën. Ky ka qenë një moment jo i lehtë. Nuk më lodhi politika. Në kohën që isha, Topi ishte Tirana, ishte gjithçka“, tha Xhunga.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

media serbe sulmon permend mbappen modelja e kosoves u be e famshme per shkak te konfliktit me taksistin serb 62003b26d56c7
Story i mëparshëm

Media serbe sulmon, përmend Mbappen: Modelja e Kosovës u bë e famshme për shkak të konfliktit me taksistin serb

qytetaret ankohen se po paguajne 7 deri ne 10 euro ne parkingje te qkuk se 62003b56aa13b
Story i radhës

Qytetarët ankohen se po paguajnë 7 deri në 10 euro në parkingje të QKUK-së

Të fundit nga

ShkoLartë