Qytetarët ankohen se po paguajnë 7 deri në 10 euro në parkingje të QKUK-së

Për një orë për parkimin e veturës në ambientet e QKUK-së qytetarët duhet të paguajnë 50 centë, mirëpo në kohë pandemie kur qytetarët qëndrojnë aty me orë të tëra, parkimi i veturës po u kushton 7-10 euro gjatë ditës.

Kjo po paraqet problem për ta pasi pos kësaj shume ata duhet të mbulojnë edhe koston e udhëtimeve apo terapinë për të sëmurët.

Nusret Kelmendi nga Ribari i Vogël i Lipjanit e cili ka nënën të shtritë në Klinikën Infektive thotë se kjo po ua rëndon shumë më tepër gjendjen financiare.

“Detyrohemi të paguajmë 7-10 euro për parkim në QKUK. Diçka këtu nuk është në rregull. Edhe kryen pagesën edhe nuk gjen parkim apo nuk ke siguri për veturën dhe maltretohesh. Ky është maltretim dhe plaçkitje e popullit”, deklaroi për RTK-në Nusret Kelmendi.

Zyra për media e SHSKUK-së thotë se kjo çështje është e rregulluar me anë të rregullores së brendshme të institucionit.

“Çështja e rregullimit të parkingjeve është e përcaktuar me rregulloren e miratuar me 25.1.2019 për shfrytëzimin e parkingut në hapësirat e QKUK-së. Edhe çmimet janë të përcaktuara nga rregullorja në fjalë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Sipas kësaj përgjigje qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë nga 50 euro centë për çdo orë që shfrytëzojnë parkingun e QKUK-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama tenton të largohet nga emisioni, Xhunga rrëfen si e përballoi situatën e vështirë

Story i radhës

Propozohen ndryshime në ligjin e përmbarimit në Maqedoni

Të fundit nga