​Rama: Shqipëria e të gjithë shqiptarëve sot ulet në tavolinën e Evropës së bashkuar

July 19, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar me rastin e hapjes së negociatave nga Bashkimi Evropian për Tiranën dhe Shkupin.

Rama ka shkruar të Facebook se është krenari dhe kënaqësi që sot Shqipëria ulet në tryëzën e madhe të Evropës së bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësim.

“MIRËMËNGJES 

Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj ”, ka shkruar ai. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bislimi: Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut

Story i radhës

​Kryeministri Johnson fiton votëbesim në dhomën e komunave

Të fundit nga

ShkoLartë