kujdes pamje te renda ja momenti kur 54 vjecari tenton te djege familjen e tij ne bathore gruaja tregon tmerrin 676fbdefd755b

Kujdes! Pamje të rënda! Ja momenti kur 54-vjeçari tenton të djegë familjen e tij në Bathore, gruaja tregon tmerrin

December 28, 2024
1 minut lexim

Ky është momenti kur Bashkim Domi 54-vjeç, me benzinën e fshehur nën xhaketë futet në banesën e tij në Bathore dhe i vë flakën mesditën e 25 dhjetorit.

Nën efektin e alkoolit, 54-vjeçari ka kërcënuar se do të digjte me benzinë fëmijët bashkë me bashkëshorten të cilët ndodheshin Brenda banesës në momentin që ai i vuri flakën.

Top Channel ka siguruar edhe pamjet kur njëra nga vajzat është prekur nga flakët.

Një pjesë e banesës dhe mobiliet janë djegur nga flakët. Bashkëshortja e tij, tregon tmerrin që ka përjetuar bashkë me fëmijët.

“Unë nuk e dija që kishte benzinë, e kishte future në xhup. E spërkati shtëpinë me benzinë, i thirra fëmijëve të dilnin jashtë. Kur doli jashtë ia hodhi vajzës benzinën te këmbët. Unë dhe djali nuk e di si kemi e kemi ndaluar”-tregon ajo.

Gruaja e tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, tregon se ajo prej vitesh ka vuajtur nga dhuna që ushtronte bashkëshorti mbi të dhe fëmijët.

“Gjithmonë ka qenë i dhunshëm qëkur jam martuar. Psikologjikisht dhe fizikisht, në 2017 më ka djegur me tenxheren e fasuleve. E kam denoncuar se më ka lënë për vdekje”.

54 vjeçari është arrestuar pas ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë nën drejtimin e prokurorisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sara ne disponim kthimi i fitimit ne shtepi nxit debat te madh 676fb45396593
Story i mëparshëm

“Sara në disponim” – Kthimi i Fitimit në shtëpi, nxit debat të madh!

protestat masive ne serbi a do te dorehiqet aleksander vuciq analisti serb befason me pergjigje 676fc74f45945
Story i radhës

Protestat masive në Serbi, a do të dorëhiqet Aleksandër Vuçiq?, analisti serb ‘befason’ me përgjigje

Të fundit nga

Kylie Jenner zjarr me të brendshme

Kylie Jenner vendosi një ekran të këndshëm ndërsa u zhvesh me të brendshme për të promovuar koleksionin më të fundit nga marka e saj e veshjeve Khy. Manjati i grimit, 27 vjeç,
ShkoLartë