Kryeministri Edi Rama deklaroi se kritikat dhe pakënaqësitë që shfaqen janë një tregues i rritjes së pritshmërive të qytetarëve në një vend që, sipas tij, ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.
Gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama iu përgjigj gjithashtu zërave kritikë duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë.
Sipas tij, procesi i integrimit përfshin të gjitha çështjet që qytetarët po ngrihen në protestë, nga ekonomia te arsimi dhe mirëqenia sociale.
“Na bëhet leksione për pensionet, universitetet, u ngrit diaspora, u mblodhën profesorët, ka një element që e tregon historia se si zhvillohet bota para se të vinte interneti, quhet pakënaqësia e pritshmërive. Ky element është shprehja më kuptimplotë e një vendi që ka dalë nga një fazë dhe ka hyrë në një fazë të re, ku pritshmëritë janë shumë të larta.
Ajo që na takon është që ne të vazhdojmë, planet tona janë në tryezë.
Ka edhe intelektualë të familjes tonë politike që thonë që karta e BE është kartë e lodhur. Këta që kanë studiuar kartat e mia me pasion i keni te sheshi i xhirimit. Kush nuk do të shkojë të rrijë këtu në PS dhe të shikojë që unë nuk kam kartat e mia. Karta e BE-së është e Shqipërisë. Kjo kartë ka brenda të gjitha gjërat për të cilat flasin ata në protestë.
Ne nuk jemi këtu për të fituar numrin e klikimeve të ditës, jemi për të fituar Shqipërinë 2030 në BE. Është një thirrje për një marrëvshje të re, për një Shqipëri të re.
Ka edhe ne familjen tone politike që kërkojnë marreveshjen për një Shqipëri të re. Mezi pres te na e sjellin të shkruar marrëveshjen por kam frikë se nuk do sjellin gjë”, u shpreh Rama.
Burimi: botasot.info

