Rama njofton se korporata hoteliere me renome botërore ‘Hyatt’ pritet të investojë në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ka sot takua Takuya Aoyama, zëvendëspresident për Zhvillim për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme nga korporata hoteliere me renome botërore ‘Hyatt’.

Rama tha se zëvendëspresidenti Aoyama i përcolli lajmin fantastik për interesimin e korporatës ‘Hyatt’ për hapjen e një hoteli të zinxhirit të tyre në qendër të Kryeqytetit.

“Një prej opsioneve të përmendura për hapjen e Hyatt në Kryeqytet është transformimi i ikonës sonë, Hotelit Grand, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e këtij objekti.

Falënderova përzemërsisht z. Aoyama dhe shpreha gatishmërinë e organeve të Kryeqytetit për të ndihmuar korporatën hoteliere Hyatt në hapjen e hotelit në Kryeqytet”, ka shkruar Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë

Story i radhës

Zgjedhjet në Maqedoni/ VV nuk e sheh problem pse e përkrahu opozitën

Të fundit nga