rama nga jerevani me rendesi te ecet perpara per bashkimin e evropes 69f884703bf39

Rama nga Jerevani: Me rëndësi të ecet përpara për bashkimin e Evropës

May 4, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, (Karen Demirchyan Complex) në Jerevan, Armeni, me pjesëmarrjen e 48 kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë me pjesëmarrjen e një vendi jo evropian, Kanadasë.

Në mbërritje, kryeministri Rama iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme në lidhje me procesin e integrimit evropian.

Rama theksoi se “samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta”.

“Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane”, u shpreh Rama.

I pyetur se çfarë mund t’iu ofrojë Unioni vendeve që duan të anëtarësohen, Rama tha se “nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian.

“Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u mikpritën nga Kryeministri i Republikës së Armenisë, Nikol Pashinyan.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gucati kthehet ne hage me 200 mije nenshkrime per lirimin e bashkeluftetareve 69f8840f77970
Lajmi i mëparshëm

​Gucati “kthehet” në Hagë me 200 mijë nënshkrime për lirimin e bashkëluftëtarëve

12 te lenduar nga te shtenat ne oklahoma 69f884c3f1d50
Lajmi i radhës

​12 të lënduar nga të shtënat në Oklahoma

Të fundit nga

​12 të lënduar nga të shtënat në Oklahoma

12 persona janë dërguar në spital në qytetin Oklahoma, si pasojë e të shtënave me armë mbrëmjen e së dielës, sipas policisë dhe zyrtarëve spitalorë. Zëdhënësja e policisë së Edmondit, Emily Ward,

Forcat izraelite vrasin 10 luftëtarë të Hezbollahut

Forcat izraelite vranë 10 luftëtarë të Hezbollahut “të cilët përbënin një kërcënim”, tha ushtria e vendit. “Në një aktivitet shtesë të luftëtarëve të njësisë shumëdimensionale, u shkatërrua një pozicion i ngarkuar dhe
ShkoLartë