Rama kërkon falje/ Vdekja e Jonadës: U nxitova! Të paudhët kanë marr hov në polici

1 minut lexim

Kreu i qeverisë, për herë të parë la të kuptohet një nga arsyet se përse u shkarkua Gledis Nano, nga drejtimi i Policisë së Shtetit.

Edi Rama tha se ish-drejtori i Policisë promovoi Arjan Tasen, policin që vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia në Potam, në vend që ta zhvishte nga uniforma. Tase u transferua me ngritje në detyrë nga shef i komisariatit të Himarës, në shef të policimit në komunitet në Elbasan, në një kohë që ishte në hetim për trafik droge.

Arjan Tase nuk duhej promovuar nga Himara në Elbasan, tha ai.

Më herët, ministri i Brendshëm Çuçi deklaroi se ish-drejtori i Policise ishte vënë nën hetim, por për arsye te tjera.

Kryeministri Edi Rama pranoi se situata e policisë ishte jo e mirë

“Të pa udhët kane marrë hov në Policinë e Shtetit”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë ndërkohë më herët kërkoi ndjesë për reagimin e tij të parë, menjëherë pas vrasjes aksidentale të Jonadës, një reagim ku ai mori në mbrojtje Policinë e Shtetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dita e tretë e grevës së mjekëve amë në Maqedoni

Story i radhës

Parandalohet kontrabandimi i arit në Han të Elezit

Të fundit nga