Rama kërkoi lirimin e Thaçit me kërkesë të Vuçiqit, me qëllim përfundimtar ndarjen e Kosovës

min lexim

Duke parë se ëndrrat e Vuçiqit, për aneksimin e veriut të Kosovës, kanë nisë të shuhen dhe të vdesin përjetësisht, i vetëdijshëm se vetëm kthimi i Thaçit, mund ti realizojë shpresat e Serbisë për grabitjen e tokave më vitale dhe zgjerim edhe më tej, të saj, në brendësi të territoreve të Kosovës, duket se Vuçiqi ka porositur personalisht mikun e tij Edvin Kristaq Ramën, që të bëjë çdo gjë, në emër të kryeministrit të Shqipërisë, për lirimin e Thaçit nga Gjykata Speciale. 

Dhe krejt kjo me shpresën se, si figurë e sprovuar për shitjen e mese 10 mijë hektarëve të tokave të vendit të vet, si 2500 hektar FYROM-it dhe mbi 8300 tjerë Malit të Zi, në këmbim të lirisë së dhuruar nga Haga, Hashim Thaçi, do t`ia falë, përfundimisht edhe Serbisë veriun dhe tokat tjera të premtuara, të territorit të Kosovës. 

Duke pasur parasysh koordinimin e Edvin Kristaq Ramës me Aleksandër Vuçiqin, sidomos në veprimet e dëshmuara kohëve të fundit, ndaj shtetit të Kosovës, i cili guxon të kërkojë edhe faljen e krimeve serbe dhe gjenocidit të shkaktuara nga Serbia fashiste, ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, nuk është vështirë të kuptohet se çdo veprim i Edvin Kristaq Ramës, veçanërisht kur është në pyetje raporti me Kosovën, medoemos duhet të jetë i mirë koordinuar me kriminelin Aleksandër Vuçiq, siç ishte edhe adresimi i fundit, në Këshillin e Evropës.  

Kjo për vet faktin se pas invazionit ushtarak të Rusisë për okupimin e Ukrainës, reflektimi i zhvillimeve të reja politike në arenën ndërkombëtare, e ka ngushtuar deri në minimum hapësirën manovruese të Vuçiqit për të shkëputur pjesët e territoreve të Kosovës, të premtuara në marrëveshjet e fshehta dhe të hapura me kuislingun Thaçi, plane në të cilat, është dëshmuar se ishte i përzier edhe vet Edi Rama  

Madje Thaçi është pioni kyç, si për faljen e tokave të Kosovës, Serbisë hegjemoniste, ashtu edhe për mbajtjen në konspiracion, të vrasjes së shqiptarëve dhe rivalëve politik, në Shqipëri e Kosovë, para dhe pas luftës, veçanërisht për mbajtjen në terr të plotë, të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit, Ali Ukës etj, për vrasjen e të cilëve, megjithëse ka kaluar gati një çerek shekulli, qysh kur ata janë likuiduar në Shqipëri, sot e atëherë nuk ka asnjë gjykim, vendim juridik, apo konfirmim zyrtar nga shteti, se kush ishin autorët, nxitësit, shkaktarët dhe sponsorizuesit e vërtetë të këtyre vrasjeve makber në territorin e Shqipërisë.  

Kështu që, përveç sikletit të pafund të kriminelit Vuçiq se pa kthimin e Thaçit, nuk do të arrijë ti shkëpus, territoret e Kosovës, Rama ka rënë në gazep edhe më të madh, se nëse nuk arrin ta “shkëpus” Thaçin nga gjykimi i Speciales, në procesin i cili parashihet të fillojë vitin e ardhshëm, në Dhomat e Specializuara kundër Thaçit & Co, mund të zbardhen të gjitha tradhtitë e luajtura në Shqipëri kundër Kosovës, veçanërisht me vrasjen e figurave kyçe të luftës , nga neokomunistët shqiptar, për të cilat nuk është gjykuar, dënuar as akuzuar, askush, tash e mbi 23-24 vjet, gjë që nuk do të mund të ndodhte në asnjë vend tjetër, që i thotë vetes shtet juridik, që nga Ballkani Perëndimor deri në Indi e Bangladesh. 

Prandaj dhe nuk është shumë i habitshëm as i papritur, ekzaltimi i disa politikbërësve të inkriminuar të Kosovës, pas fjalimit të Edi Rames në Këshillin e Evropës, për shkak se ata dhe shumë të tjerë, në një mënyrë apo tjetër, mund të jenë të involvuar shumë thellë, qoftë drejtpërsëdrejti apo edhe me veprime të tërthorta në të gjitha aktet e deritanishme, që nga fillimi i luftës e këndej, si në marrëveshjet tradhtare me Serbinë, ashtu edhe në vrasjet dhe format tjera fizike dhe juridike të akteve për dëmtimin e shtetit të Kosovës dhe të ardhmes së shqiptarëve. 

E themi këtë për arsyen e shëndosh, se Specialja nuk heton eksplicit vetëm Thaçin, por zhvillon proces juridik të nivelit më të lartë evropian, që është i njohur në gjithë botën, për gjykim të balancuar e profesional dhe për vendosjen reale të drejtësisë, gjë që nuk mund të krahasohet me aktet korruptive gjyqësore në Kosovë as Shqipëri, dhe është e domosdoshme të ndodhë, veçanërisht, sa u takon krimeve ndaj shqiptarëve dhe likuidimit të kundërshtarëve politik, ku mund dhe pritet të zbulohen edhe shumë emra të involvuar në këto vepra makaber, të panjohur deri më tani për opinionin në Kosovë e Shqipëri, gjë që shumë politikbërës dhe ish funksionar shtetëror e partiak, i ka vënë në siklet të pafund dhe ka filluar tu shkaktojë halucinacione e net të gjata pa gjumë, ndaj nuk janë dhembshuria as solidariteti, por frika që i ka goditur ata, për vete, është edhe shkaku kryesor i tendencës së tyre të habitshme, për rehabilitimin e të akuzuarve për krime, në Hagë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkon në tetë numri i të burgosurve të vrarë në Iran

Story i radhës

Rama lutet për sa më shumë shi: Do të na ndihmojë ta luftojmë inflacionin e luftës së Putin-it

Të fundit nga