zyrtare muhamed sejdini terhiqet nga ffm ja 673a4381d1951

ZYRTARE/ Muhamed Sejdini tërhiqet nga FFM-ja!

November 17, 2024
1 minut lexim


Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Muhamed Sejdini ka njoftuar se do të tërhiqet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, por që funksionin e presidentit të kësaj Federate do ta udhëheqë deri më 22 dhjetor, transmeton TV21.

Sejdini nuk ka bërë qartë arsyet e tërheqjes, por shtoi se ky vendim vjen pas një reflektimi për ndryshim.


Kujtojmë se Sejdini ishte cak edhe i sulmeve fizike, por që asnjëherë nuk u mësuan shkaqet e vërteta të atij sulmi.

Njoftimi i plotë i Sejdinit:


“Pas 7 viteve të jashtëzakonshme dhe të mbushura me arritje historike, kam vendosur të tërhiqem nga pozita e Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Ky vendim vjen si rezultat i reflektimit tim për një moment të përshtatshëm ndryshimi, pas një periudhe që do të mbetet si më e suksesshmja në historinë e futbollit tonë.

Nën drejtimin tim, së bashku me ju, kemi shkruar kapituj të artë për futbollin e Maqedonisë: kualifikimi historik në Kampionatin Europian EURO 2020, renditja e dytë në grupin kualifikues për Kupën e Botës dhe fitorja e paharrueshme kundër Italisë në Palermo, sukseset e Ligës së Kombeve me kalimin në Ligën B dhe realizimi i projekteve të shumta infrastrukturore në bashkëpunim me UEFA-n dhe FIFA-n.


E lë këtë pozicion me krenari dhe falënderim të madh për të gjithë ata që kontribuuan në këto arritje: lojtarët, trajnerët, klubet, investitorët, administratën, Komitetin Ekzekutiv (Këshillin Drejtues) dhe çdo dashamirës të futbollit.

Unë do të vazhdoj të ushtroj rolin tim deri më 22 dhjetor, kur në një Kuvend të Jashtëzakonshëm do të zgjidhet pasardhësi im.

Me besim të plotë në të ardhmen e Federatës dhe të futbollit tonë, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite.

Me respekt dhe mirënjohje,

Muamed Sejdini”.



Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

kombetarja e kosoves e gatshme per ndeshjen 673a3a9550fa0
Story i mëparshëm

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ndeshjen

takim virtual me diasporen sali berisha nuk u tha emigranteve se perse britania e ka shpallur non grata 673a455c93e89
Story i radhës

Takim virtual me Diasporën, Sali Berisha nuk u tha emigrantëve se përse Britania e ka shpallur “non grata”

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë