Rama, katalog pyetjesh për qytetarët!

min lexim

Strategjia e kryeministrit shqiptar ka qenë është dhe do të jetë, komunikimi i hapur me qytetarët.

Kjo strategji e ka mbajtur në pushtet, vazhdon ta mbaj dhe kështu mendon të vazhdoi tutje, sepse karriga atij i është ngjitur për shpine.

Opozita e akuzon se një strategji e tillë është formalitet, sepse ai udhëheq me një prpgram të tillë propagandues që është i njohur nga ideologjitë komuniste, diktatorët dhe deri te autokratët e ditëve të sotme.

Strategjia është e instaluar, dikush duhet të kujdeset dhe ta udhëheq, të tjerat janë të programuara, sepse gjithçka dirigjohet.

Nuk ka rëndësi sa është interesimi apo pjesëmarrja e publikut, sepse shifrat manipulohen ashtu siç dëshiron qendra komanduese.

Rezultatet paraqiten në tavolinë si për zgjedhjet ashtu për gjithçka tjetër, me rëndësi është komunikimi me masat që t´i drejtosh (manipulosh).

Xhevahiri më i ri i kryeministrit është, katalogu për t´i pyetur qytetarët: në sa ora hani mëngjes, pastaj kur bini në gjumë, çkeni ëndërruar, apo sa herë dilni natën në WC për të urinuar.

Një pyetje e rastësishme mund të jetë, sa herë në javë bëni seks. Për të rinjtë mund të parashtrohet pyetja se çka duan të bëhen në jetë: sa duan që ta kenë rrogën, sa fëmijë duan t´i kenë, apo kur keni vendosur që ta braktisni Shqipërinë.

Të gjitha këto dëshira ua plotëson, kush tjetër përpos kryeministri i juaj Rama.

Ne flasim, komunikojmë me rrjetet soziale, diskutojmë dhe bëjmë plane mes vete, por unë kujdesem për ju dhe marr vendime, së bashku me vëllezërit e mi tashmë të konfirmuar në arenën ndërkombëtare.

Një nga pyetjet kryesore që pothuaj e kisha harruar do të ishte, si dhe ku ta luftojmë korrupcionin. Më thoni dhe mi vizatoni emrat e atyre që merren me këtë profesion, të tjerat mi lini mua.

Pastaj pyetja në vijim mund të jetë si e doni Shqipërinë, kopsht me lule apo lypëse në EU.

Duke qenë transparent, po ashtu mund t´ju pyes për bravat e derës, ku t´i vendosim, çfarë kualiteti dhe çfarë forme të kenë. Unë dua ta fitoi besimin tuaj, që të jem kryeministër i suksesshëm.

Më në fund dua një kryetar shteti të aftë, të cilin shqiptarët e duan e respektojnë dhe e çmojnë si kryetar republike, sepse ju e patë dhe e përjetuat vetë Metën se çfarë ishte./Shkrim satirik

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin kërkon tërheqjen e NATO-s në kufijtë e 1997-s, inteligjenca gjermane zbulon për çfarë është e përgatitur Rusia

Story i radhës

Ndërron jetë Rafi Halili, Ahmeti ngushëllon familjen e bashkëveprimtarit

Të fundit nga