Rama ka uruar Kurban Bajramin

1 minut lexim

Kryeministri Rama i ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

“Gëzuar Kurban Bajramin, me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan”, shkruan kryeministri në Facebook.

Sot mijëra besimtarë myslimanë kanë falur Kurban Bajramin.

Besimtarët janë falur për mirësi, shëndet dhe fat për familjen e tyre.

Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni, ndërkohë që pas kryerjes së riteve të faljes Kurban Bajrami festa vijon më pas në çdo familje me drekën e madhe të Bajramit.

Simbolika e kësaj feste është bërja e një kurbani në shenjë falënderimi ndaj Zotit dhe shpërndarja e mishit të kurbanit të kryer për njerëzit dhe familjet në nevojë./Abcnews.al/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trondit bashkëshortja e futbollistit të njohur, rrëfen tmerrin që përjetuan gjatë pushimeve

Story i radhës

E fejuara vdiq ditën e dasmës, këngëtari bën dedikimin prekës!

Të fundit nga