Rama: Dikur në Bruksel merrja kurajo, sot sikur me vjen keq për ta, në atë dasmë do të shkojmë me rrobat e rastit

June 8, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama gjatë samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër është ndalur dhe te hapja e negociatave me bashkimin Europian.

Rama tha se Shqipëria nuk do të përgatitet më për atë dasmë dhe se nëse ndodh do të shkojnë me rrobat e rastit.

“2 fjalë për BE dhe dasmën e radhës, sa herë afrohet Këshilli Europian është si dasmë, ne nuk përgatitemi më, nëse ndodh do shkojmë me rrobat e rastit. Më keq akoma na ngelet dhëndri në derë, në këtë rast themi Ballkani i Hapur është burrë, Europa e bashkuar është nusja, do ishte më mirë të ishim ne nusja. Ne e kemi të qartë rrugën tonë. Do ndërtojmë sistemet tona, gjithckaje, pastaj kur të duan të bëjmë dasmën jemi ne, i them miqve të Maqedonisë se Veriut mos u fusni në stres, ka dalë Bullgaria, është burrë për vete se të ishte femër hajde de, na ka dalë Bullgaria, nëse duan që të bëjnë dasmë gati jemi. është koha që ti japim fund stresit. Bullgaria kur të lodhet me kukullën do të hapë bisedën”, tha Rama.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Escobar shpreh mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”: E rëndësishme të mbetet një projekt ekonomik

Story i radhës

Escobar: SHBA-ja e përkrah “Ballkanin e Hapur”, duhet të përfshihen 6 shtetet në nivel të njëjtë

Të fundit nga

ShkoLartë