Raketa e rënë në trollin polak(me qëllim apo gabimisht) flet se bota është para rrezikut të luftës së madhe!..

min lexim

 

Pas rrënimi të Murit të Berlinit,kur bota në një farë mënyre mori frymë lirshëm nga ajo që në teoritë ushtarake quhej si “lufë e ftohtë”.

Të liruara nga “lufta e ftohtë” shumë vende,sidomos ato europiane në mënyrë drastike përgjysmuan ushtritë e tyre nacionale,gjithnjë duke thënë dhe menduar se ato vende kishin mbrojtjen ushtarake të NATO-s.

Shumë teoricienë ushtarak arrinin deri në përfundimin se në planetin tokë nuk do të kishte më luftë me përmasa botërore.(Sikur harronin se vetëm pak vite më parë kishin ndodhur gjithë ato luftëra në teritorin e ish Jugosllavisë.Apo ato “lufëra të vogëla “nuk e rrezikonin baraspeshimin ushtarak në mes të të mëdhenjëve të botës!

Ndodhi agresioni(mbase i papritur) rus ndaj Ukrainës,që Bota të përfshihet në ethet e luftës së vërtetë.

Vetëm kur filloi agresioni rus ndaj Ukrainës,vendet europiane e kuptuan se sa gabim strategjik kishin bërë me përgjysmimin e ushtrive të tyre nacionale,si dhe me buxhetet e pakta kushtuar mbrojtjes dhe sigurisë ndaj agresioneve të mundshme.

Vendet e Bashkimit Europian(Bashkim i thënqin)për vite të tëra e kishin fjetur mendjen se “dikush” do të guxonte të niste luftë në trollin europian,pasiqë sipas tyre,këto ishin nën mbrojtjen e NATO-s!

Për më keq akoma po këto vende të Bashkimit Europian,herë në tufë e herë veç e veç ishin lidhur aq ngusht me ekonominë ruse,duke menduar se Rusia(cariste) kishte lënë prapa apetitet e saj gllabëruese të tokave të huaja.

Sidomos në këtë drejtim ishte dalluar Gjermania,e cila për fat të keq ishte lidhur aq shumë me ekonominë ruse,sidomos në industrinë e energjisë dhe të gazit natyror,saqë kur ndodhi agresioni rus ndaj Ukrainës,dhe bota demokratike vendosi sanksione ekonomike ndaj Rusisë,Gjermania e befasuar apo e varur tashmë nga Rusia,nuk dinte se si të vepronte.

Këtej thonte se ajo u bashkohej vendeve perendimore dhe demokratike të botës në vënien e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë,e këtej vazhdonte(dhe vazhdon ende) të furnizohet me gaz rus,duke derdhur dhjetëra miliarda në llogaritë ruse,që me ato miliarda Rusia(cariste)të vazhdojë të shkatërrojë një vend të pavarur-Ukrainën dhe popullin e saj.

U desht që një raketë të bie në teritorin e Polonisë(pak e rëndësishme është se nga cila ushtri(ruse apo ukrainase)të ishte ndezur,që të vërtetohet ajo thënia e ish Presidentit kinez Mao se NATO,nuk është asgjë tjetër vetëm një “Ari prej letre”?!

Ngutia e të mëdhenjëve të botës se raketa nuk është ndezur nga Rusia,vetëm sa e vërteton se NATO,nuk do apo nuk është e gatshme të hyjë në konflikt me Rusinë(cariste).

Ky fakt do t’i japë krahë Putinit që edhe më me forcë ta shkatërrojë Ukrainën dhe popullin e saj.

Autorit të këtij shkrimi i kujtohet një bisedë e bërë këtu e njëzetë e pesë viteve më parë me një polak,kur Polonia sapo kishte nënshkruar anëtarësimin e saj në aleancën e NATO-s.

Mbase i ndikuar nga propaganda politike për aktin,autori e kishte uruar polakun për anëtarësimin e Polonisë në NATO.

Ndërkaq polaku,aspak i entuziazmuar nga akti,do të përgjigjej:-Kjo nuk është për t’u gëzuar por për të vënë duartë në kokë,miku im.Ky anëtarësim i vendit tim nuk është bërë për të mirën e saj,por për fatkeqësinë e saj.Të mëdhenjtë e kësaj bote duan që bombat e tyre t’i shkarkojnë mbi vendin tim”?!

A thua thëniet e polakut e para njëzetë e pesë viteve ishin thënie profetike,por në këtë rast për keq?!

Raketa e parë mbi trollin polak ra.Të parët e NATO- dhe të mëdhenjtë e kësaj bote,nxituan që ta amnistojnë Rusinë(cariste)se raketa në fjalë nuk është ndezur na ushtria ruse?!

Ky nxitim i tyre me deklarata të tilla,bëhet për ta liruar vetën nga përgjegjësia që kanë në mbrojtje të aleatëve të vetë,apo nga frika se ushtria ruse mund t’i godas edhe ata?!

Raketa e rënë mbi trollin polak(me qëllim apo gabimisht)flet se bota është në rrezik para luftës së madhe!…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Camaj 45 minuta për Malin e Zi,  barazojnë me Sllovakinë

Story i radhës

Për tre vite projekte kapitale në Likovë, Haraçinë, Bogovinë e Kërçovë, Nuredini: Punët po japin rezultate pozitive për qytetarët

Të fundit nga