Presidenti bullgar, Rumen Radev ka theksuar se pret që Qeveria aktuale bullgare t’i përmbahet me përpikëri Deklaratës së Kuvendit Popullor, konsensusit dhe vullnetit të bullgarëve për zgjidhjen e çështjeve të hapura para fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Siç raporton BGNES, Radev përsëriti se qëndrimi bullgar për integrimin evropian të Maqedonisë bazohet në rezultate, jo në afate dhe kushte të vendosura nga jashtë. Sipas tij, çdo devijim i Qeverisë bullgare nga interesi kombëtar bullgar do të shkaktojë krizë në qeveri. “Këshilltarët e kryeministrit në asnjë mënyrë nuk duhet t’i cilësojnë bullgarët maqedonas si pakicë. Kjo mund të dëmtojë tërë procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë”, tha Radev.
