Radev ia përsëriti Mishelit kushtet bullgare për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

min lexim

Integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të jetë proces i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm dhe të ndërlidhet me rezultatet reale në përmbushjen e kritereve për anëtarësim, qoftë në fokusin e bisedës telefonike të presidentit bullgar Rumen Radev me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, kumtoi shërbimi për shtyp i Radevit.

Presidenti i Bullgarisë theksoi se përmbushja e Kritereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE, dhënia e garancave kushtetuese për respektim të të drejtave të bullgarëve maqedonas dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore-historike bullgare në Maqedoninë e Veriut, janë hapa të domosdoshëm për rrugën e saj drejt Evropës së bashkuar.

Radev, siç kumtoi kabineti i tij, “e ka përshëndetur mirëkuptimin më të mirë të pozicionit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian dhe e ka cekur nevojën për zhvillim të mekanizmave të qartë dhe kritereve matëse në mënyrë që të merret parasysh përparimi i vërtetë i Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian dhe të ruhen normat demokratike dhe parimet e BE-së”.

“Bullgaria është e hapur për dialog dhe pret rezultate konkrete, të cilat nuk kanë si të kontrollohen në ditët të cilat mbeten deri në mbledhjen e këtij muaji të BE-së”, ka thënë Radev.

Radev pati bisedë telefonike edhe me ministrin për çështje evropiane dhe ndërkombëtare të Austrisë, Aleksandar Shalenberg, kushtuar perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E rëndë në Kosovë, babai vret të birin për një copë tokë

Story i radhës

Konferenca kundër korrupsionit, Kryemadhi sulmon qeverinë

Të fundit nga