Qyteti i Shkupit: ‘SlLoboda Prevoz’ është i dеtyruar të respektojë obligimet

November 21, 2022
1 minut lexim

Qyteti i Shkupit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u “besojnë lajmeve të rreme dhe manipulimeve të grupeve të ndryshme politike” rreth mungesës së autobusëve urbanë në disa linja të kryeqytetit. Sipas Qytetit të Shkupit, autobusët në linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45 qarkullojnë rregullisht dhe pa vonesa.

“Transportuesi privat ‘Slloboda Prevoz’ është i dytyruar të respektojë obligimet me interes publik. Në muajin e fundit, cilësia e funksionimit të transportuesve privatë vlerësohet sipas treguesve të cilësisë së operimit (rregullsia, higjiena, vlefshmëria e biletave). Kjo bëhet për shkak të ankesave të shpeshtuara të qytetarëve për cilësinë e transportit në transportuesit privatë”, thuhet në njoftimin e Qytetit.

Sot u raportua se autobusët e transportuesit privat “Slloboda Prevoz”, në linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45, sot nuk do të qarkullojnë për shkak të mungesës së parave për naftë për shkak se Ndërmarrja e Transportit Publik, gjegjësisht Qyteti i Shkupit nuk ua ka paguar borxhin.

“Me përpjekje maksimale do të sigurohet transport i rregullt në linjat: 11, 11a, 47, 55, 61, 63 dhe 73, të cilat si linja periferike financohen pjesërisht nga komunat që nuk janë pjesë e Qytetit të Shkupi, ka thënë “Slloboda Prevoz”.

Një muaj më parë shoferët e autobusëve Ndërmarrjes së Transportit Publik kanë hyrë në grevë kolektive për shkak se nuk ishin paguar. Më pas, për shkak të borxhit të papaguar nga Ndërmarrja, gjegjësisht nga Qyteti i Shkupit, autobusët e transportuesit privat “Makexpress” bojkotuan punën. Më pas ,Qyteti i Shkupit dhe NTP e ndërprerë kontratën me “Makexpress” me arsyetimin se transportuesi privat nuk kishte respektuar detyrimet. /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky: Rusia ka lëshuar më shumë se 4700 raketa që nga fillimi i luftës

Story i radhës

Qyteti i Shkupit: Autobusët po qarkullojnë pa vonesa! “Slloboda Prevoz” ka për obligim të respektojë detyrimet

Të fundit nga

ShkoLartë