Qytetari nga Peja, Naser Shatri ka dal të protestojë i vetëm, kundër siç i ka quajtur ai “keqpërdorimeve të buxhetit”.
Ai u shpreh se duhet të ndalohen keqpërdorimet e pushtetit lokal dhe qendror.
“Arsyeja kryesore se pse kam dal të protestojë janë zhvatjet e pushtetit lokal, nuk duhet të keqpërdoret paraja e shtetit”, ka thënë Shatri për Klankosova.tv.
Shatri protestën e ka zhvilluar i vetëm në qytetin e Pejës me moton “Stop keqpërdorimit të buxhetit komunal dhe shtetëror”.