Polici puth në faqe fëmijën që do t’i shembet shtëpia

Banorët e katër zonave të Tiranës e zhvendosën përpara Kryeministrisë protestën e tyre kundër prishjes së banesave. Ata kërkuan edhe njëherë transparencë për pronat e tyre.

Pjesë e protestës të kësaj të diele i ishin bashkuar edhe fëmijët, të cilët do të humbin shtëpitë.

Kamerat kanë fiksuar një moment të veçantë. Vogëlushët që kishin përgatitur pankartat e tyre iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë.

Në momentin që një prej fëmijëve i drejtoi letrën e tij një efektivi ky i fundit e puthi në faqe të voglin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja çfarë thonë zviceranët për gruan e Valon Behramit

Story i radhës

Qytetari proteston i vetëm në Pejë

Të fundit nga