Qytetarët, që nuk do të mburren me gjendjen e Objektit Muze të dëshmorëve të kombit në Landovicë

April 24, 2022
1 minut lexim

Muzeu i Dëshmorëve në Landovicë – ku janë ekspozuar dokumente dhe eksponente të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – është përuruar më 12 qershor 2021, në 22 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit. Por, për fatin e keq ishte përfshi nga zjarri katër ditë pasi është përurua, si pasojë e instalimit të dobët të rrymës elektrike dhe tash ka mbetur në mëshirën e Zotit. Brendia e objektit tani është shëndruar në strehimore të pëllumbave dhe shpendëve duke i krijuar qerdhet dhe ndotjen me glasa të fotografive të dëshmorëve të kombit.

Muzeun e Lirisë në Landovicë po e mbulojnë glasimet pasi nuk ka asnjë njeri që kujdeset për këtë objekt.

Image

Gjendja e Muzeut të Lirisë në Landovicë

Këtu para zgjedhjeve vijnë funksionar partiak dhe mburren me muzeun, por pas zgjedhjeve mbetet i harruar.

Është vërtet për t’u ardhur keq se si objekti i ri dhe modern i cili kishte kushtuar mbi një milion euro (€) investim bashkë me lapidarin, të lihet pas dore dhe mos të ketë përkujdesje institucionale. Lënja pas dore nga organet kompetente të komunës, sidomos të mirëmbajtjes e mbikqyrjes është vërtetë shqetësuese!

Për gjendjen e objektit gjatë vizitës, biseduam me punëtorin e sigurimit, (i cili dëshiroj të mbetet anonim) ku kishte filluar punën para 10 ditëve, duke u lutur të senzibilizohet sa më shumë përmes fotografive, në mënyrë që të reagoj Komuna e Prizrenit dhe organet kompetente.

Image

Gjendja e Muzeut të Lirisë në Landovicë

Në bazë bisedes me punëtorin e sigurimit të Muzeut, u informuam se në këtë objekt janë edhe zyret moderne të shoqatave të dalura nga lufta por po pritojnë me ardh prej qytetit këtu sepse pak si larg po ju duket!!

Pra edhe pse egzistojnë zyret dhe është investuar, kanë mbetur të zbrazta dhe të pashfrytëzuara!!

Objekti i dëmtuar është planifikuar të shërben si muze, ku do të ekspozohen dokumente dhe eksponente të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ja se në çfarë gjendje është lënë. Fotot flasin vet.

Image

Gjendja në Muzeun e Lirisë në Landovicë

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga moblijet të milingonat, 10 përdorime të pudrës së bebes që do t’ju lehtësojnë jetën

Story i radhës

Osmani: Propozimi portugez si kornizë bazë mbetet zgjidhja më e mirë për zhbllokimin e integrimeve evropiane

Të fundit nga

ShkoLartë