Nuk janë ambasadorët as të Korës së Veriut, as të Venezueles dhe as të Amerikës, që i zgjedhin kryetarët e subjekteve politikë në Shqipëri, janë vetë qytetarët shqiptarë ata që vendosinë se, kush mund të jetë në krye të partive të tyre politike.
Janë të shpeshta takimet e Lulëzim Bashës me ambasadorën amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila i garanton gabimisht se ai do të jetë në krye të PD-së, një parti kjo të cilën e themeloi babai historik i saj, Dr.Sali Berisha.
Yuri Kim, nuk do të duhej të ndërlikohej në çështjen e partive politike në Shqipëri, se kush duhej dhe kush nuk do të duhej të ishte në krye të këtyre partive politike, sepse kjo nuk është në të drejtën e një ambasadorje qoftë edhe të një shteti mik siç është SHBA-ja.
Duke pasur në konsideratë një miqësi të thellë dhe të gjithë anshme në raportet Dr. Sali Berisha-Lulëzim Basha, pavarësisht se SHBA-të, me të drejtë apo jo, e kanë shpallur person non grata, Dr. Sali Berishën. Lulëzim Basha, më shumë do t’i bënte nder vetës, se sa ta konkurronte Dr.Berishën, me të cilin një gjysmë jete kanë ndarë në mes vete, të mirën dhe të keqën, gëzimin dhe hidhërimin dhe shumë momente tjera që gjithmonë i kanë bashkuar.
Ky është një rast që argumenton katërcipërisht se në politikë nuk ka as shok, as vëlla e motër, por për fat të keq vetëm interes për të arritur majet e pushtetit edhe atëherë kur vërtetë nuk do duhej …