Itali/ Vajza 2 -vjeçare humb jetën nga koronavirusi, u shtrua në spitalin e Romës por nuk ia doli dot

min lexim

Një vajzë dyvjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Romës ku ishte shtruar pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore pasi rezultoi pozitive me Covid-19. Fillimisht ajo ishte dërguar në spitalin  Catanzaros por gjendja e saj ishte përkeqësuar pasi koronavirusi i kishte prekur shumë mushkëritë.

Ajo u transferuan drejt Romës nën përkujdesjen e mjekëve, ku u shtrua në spitalin e Romës për të marrë një trajtim më të specializuar ndaj Covidit, por vogëlushja nuk ia doli dot.

Administrata komunale e Mesorakës, prej gjashtë mijë banorësh, në një postim në rrjetet sociale shkruan për 2 vjeçaren e vogël që humbi jetën nga Covidi se “Do të jesh një engjëll i mrekullueshëm Ginevra, në kopshtin e engjëjve të vegjël”, shkruan Corriere Della Sera.

Kryebashkiaku njoftoi se në ditën e varrimit do të shpallë zinë e qytetit të komunës ku jetojnë mbi 6000 banorë.

“Ky është një mesazh që kryetari dhe administrata komunale nuk kanë dashur ta shkruajnë kurrë. Një mesazh që shpreh trishtimin e një komuniteti të tërë që brenda pak ditësh pa tre bashkëqytetarë të të fluturonin drejt qiellit për shkak të koronavirusit. Zgjimi i mëngjesit të sotëm ishte edhe më tragjik na ka lënë të tronditur. Një krijesë e vogël vetëm 2 vjeçe e bukur, rrezatuese dhe me një buzëqeshje të mrekullueshme ka fluturuar drejt qiellit”, thuhet më tej në postim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qytetarët në Shqipëri duhet ta dinë këtë!

Story i radhës

Moderatori i njohur bën parashikimin për finalen e BBV, jep emrin surprizë: Ja cilët do jenë finalistët

Të fundit nga