Qytetarët e Kosovës i njohin politikanët që kanë qenē dhe janë të lidhur me krimin

April 21, 2022
1 minut lexim

Raporti i Freedom House përmend Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin, të lidhur me krimin.

Ndaj këtij raporti ka reaguar z.Ramush Haradinaj , ish-kryeministri i Kosovës.

Në mes tjerash z.Haradinaj, nuk pajtohet me të dhënat e këtij raporti kundër tij, dhe i thërret qytetarët e Kosovës për t’i besuar se në jetën e tij politike dhe institucionale asnjë herë nuk ka qenë në anën e krimit , por siç pohon ky vetë në prononcimin e tij drejtuar qytetarëve e ka ndihmuar zhvillimin e demokracisë, zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Sipas gjykimit tim z.Ramush Haradinaj, dhe jo vetëm, nuk ka çka t’iu arsyetohet qytetarëve të Kosovës, ndonëse raporti i Freedom House, është një shpifje kundër tij, sepse sipas Haradinaj, pa të drejtë atë e ndërlidh në krim dhe korrupsion në Kosovë, nga se qytetarët e Kosovës, më mirë se Freedom House, e njohin z.Ramush Haradinaj dhe secilin politikan në Kosovë, se sa ka qenë dhe është i lidhur me krimin, korrupsionin dhe mënyrën se si është pasuruar .

Asnjëherë nuk duhet harruar se, më mirë se sovrani – qytetarët e Kosovës, që i diagnostifikojnë politikanët dhe udhëheqësit kosovar si për t’mirë, si për të keq, askush tjetër .

Kështu që, z.Haradinaj, dhe të gjithë ata që i ndërlidh në krim të organizuar dhe korrupsion raporti i Freedom House, duhet të ndihen të qetë për tu mos u trubulluar absolutisht nëse vërtetë nuk kanë qenë dhe nuk janë të lidhur me krimin, pavarësisht qçka shpërfaq kundër tyre raporti i Freedom House, në kontekst të interpretimit të raportit në fjalë duhet pasur parasysh thënien popullore shqiptare: “Ajo çka ngjitet hiqet, por ajo që bëhet piqet!”

Pra, pastërtinë e një figure politike në Kosovë dhe kudo tjetër nuk mund ta njollsë asnjë raport i cilësdo organizatë ndërkombëtare qoftë me shpifje dhe të pa vërteta nëse vërtetë ajo figurë ëshë e pastërt dhe nuk ka rënë viktimë e veprimeve kriminale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti kinez përsërit kundërshtimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Story i radhës

Megaoperacion në Kosovë, sekuestrohen 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë