qmk krusheva me uje te turbullt per pije pas shirave te rrembyeshem sherbimet intervenojne edhe ne pjeset e tjera te vendit 69624838d48a1

QMK: Krusheva me ujë të turbullt për pije pas shirave të rrëmbyeshëm, shërbimet intervenojnë edhe në pjesët e tjera të vendit

January 10, 2026
min lexim

Shkup, 10 janar 2026 (MIA) – Në Krushevë, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, uji për pije është turbulluar dhe rekomandohet të vlohet të paktën 10 minuta. Niveli i lumit Cërna pranë fshatit Buçin është i rritur, por në vendet ku kishte dalje nga shtrati. Ekipet e NPK “Komuna”, Njësia e Zjarrfikësve të Krushevës, vetëqeverisja lokale dhe shërbimet kompetente po intervenojnë për përforcimin e digave në pikat kritike, informuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza. 

Në komunat Koçan dhe Shtip, në lumin Orizarska, në fshatin Grdovci, ka dalje nga shtrati, me çka Ndërmarrja Ujësjellës dhe Menaxhim me Ujërat “Bregallnica” po intervenon me eskavator zinxhiror. Mekanizimi është ende në terren, ndërsa nga e hëna do të fillojë pastrimi i shtratit të lumit Orizarska nga Grdovci drejt Orizari, me qëllim që të parandalohet përsëritja e pasojave të padëshiruara. Qarkullimi në aksin rrugor Koçan – Grdovci është normalizuar, përderisa në shumë akse rrugore në pjesën lindore ka rrëshqitje dheu të cilat po pastrohen nga ekipe të ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë. 

Në Manastir, më lagjen Strçin, Ndërmarrja Publike Komunale “Niskogradba” po intervenon me mekanizim për pastrimin e mbetjeve të zhavorrit dhe dheut. Në fshatin Kravari ka sipërfaqe bujqësore të përmbytura, pa rrezik për objektet, përderisa fshatrat Zhabeni dhe Porodin ka sipërfaqe bujqësore të përmbytura dhe Ndërmarrja Publike për Menaxhim me Ujërat po intervenon në lumin Zhabjanska. Lumi Eleshka ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur sipërfaqe bujqësore, por niveli i ujit në lumenj është në rënie.

Në Resnjë janë përmbytur toka bujqësore, oborre, shtëpi, objekte ndihmëse dhe magazina për ruajtjen e mollëve. Niveli i lumit Golema ka rënë nga 2,20 metra në 1,40 metra. Janë angazhuar ekipe nga vetëqeverisja lokale e Prespës, Ndërmarrja për Mirëmbajtjen e Rrugëve dhe NPK “Proleter” Prespë, të cilat po kryejnë kontrolle dhe vlerësim në terren. Gjendja është normalizuar.

Në Demir Hisar, rruga lokale drejt fshatit Mrenoga është e mbyllur për qarkullim për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Boishka, ndërsa shërbimet kompetente po e sigurojnë lokacionin.

Në fshatrat e Prilepit Lazhanë dhe Peshtalevë është raportuar dëm tek një banor, për shkak të përmbytjes së oborrit dhe hapësirave përdhese të shtëpisë, si dhe dëmtime në duhan. Në të dy fshatrat ka intervenuar mekanizim ndërtimor për pastrimin e kanaleve.

Në Tetovë, rruga drejt Banjë – Tetovë është pastruar, por për arsye sigurie qarkullimi është ndaluar nga SPB Tetovë. Rrugët drejt fshatit Gjermë dhe fshatit Brodec janë të kalueshme, ndërsa gjendja në fshatin Strimnicë, Komuna e Zhelinës, po ndiqet vazhdimisht nga shërbimet kompetente.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avdyli me ka ndodhur te gaboj emrin e nuses dhe dhendrit ne fejese 6962437443739
Lajmi i mëparshëm

Avdyli: Më ka ndodhur të gaboj emrin e nuses dhe dhëndrit në fejesë

i denuar me 6 vite burg per trafikim emigrantesh ekstadohet nga gjermania ne shqiperi 51 vjecari 69625614a449a
Lajmi i radhës

I dënuar me 6 vite burg për trafikim emigrantësh, ekstadohet nga Gjermania në Shqipëri 51-vjeçari

Të fundit nga

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në Afrikë

Kompania ajrore ETHIOPIAN Airlines nisi zyrtarisht një projekt ndërtimi prej 12.5 miliardë dollarësh, për të cilin zyrtarët thonë se do të ndërtojë aeroportin më të madh të Afrikës kur të përfundojë në
ShkoLartë