Qeveria vendos të fikë ndriçimin e autostadave gjatë natës

March 21, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë të ditur se ndriçimi me energji elektrike në shumë akse rrugore kombëtare do të ndërpritet për shkak të krizës energjetike. Në një deklaratë për mediat, Balluku tha se i kanë kërkuar Autoritetit Rrugor Shqiptar që të ndërpresë ndriçimin në disa akse.

Kështu, do të fiket ndriçimi në akset Tiranë-Durrës, Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lin-Pogradec, Korçë-Ersekë etj. Po kështu, do të ketë ndërprerje edhe në akset kombëtare në degëzim, si By-Passi i Fierit, Lezhë-Shëngjin, Shkodër-Hani i Hotit.

Nga ora 00:00 e mesnatës do t’i kërkohet të gjithë bashkive që të fikin ndriçimin që kanë në ndërtesa apo pjesë të tjera që nuk kanë domosdoshmëri”, – u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi gjithashtu se reshje shiu nuk do të ketë as në 2 javët e ardhshme, e për këtë arsye qeveria do të blejë energji në tregjet ndërkombëtare. Por Balluku garantoi se çmimet e energjisë për abonentët familjarë nuk do të pësojnë rritje./lapsi/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serbia bombë ruse e kurdisur në Gadishullin Ilirik

Story i radhës

LIVE: Vazhdojnë luftimet/ Katër të vdekur pas bombardimeve në Kiev

Të fundit nga

ShkoLartë