Qeveria sot nuk do e ketë në rend dite Propozimin francez

min lexim

Propozimi francez nuk do të paraqitet për miratim në seancën e sotme të qeverisë, konfirmojnë burime qeveritare për “Sloboden Peçat”, edhe pse një mundësi e tillë ishte paralajmëruar dje.

Sipas burimeve, Qeveria nuk do të shpejtojë për miratimin e dokumentit sepse konsultimet janë ende në vazhdim dhe nuk kanë përfunduar. Qeveria rithekson se asgjë që ndërhyn potencialisht me identitetin, arsimin, historinë, nuk do të jetë pjesë e negociatave.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha dje për TV 24 se deri në fund të javës pritet të mbahet seanca parlamentare për propozimin francez.

Partnerët më të vegjël të qeverisë LDP, DOM dhe BD kërkuan që propozimi francez dhe protokolli bilateral të publikohet dhe të përkthehet fillimisht në gjuhën maqedonase dhe t’i jepet kohë Kuvendit për të diskutuar dokumentet dhe konkluzionet të arrihen me konsensus.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dje nga protesta para Qeverisë njoftoi se ka propozim të ri – formimin e grupit punues parlamentar që do t’i shqyrtojë të gjitha pikat e propozimit francez. Paraprakisht, një grup pune në Kuvend ishte shpallur nga kryetari i DS Pavle Trajanov. Sipas Trajanov, në grupin punues do të marrin pjesë dy deputetë të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe një deputet nga BDI-ja dhe partitë më të vogla.

Grupi punues duhet të punojë në harmonizimin e konkluzioneve që Kuvendi duhet të kalojë për propozimin francez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shumë e shtrenjtë për t’u mirëmbajtur, del në shitje “Euro”

Story i radhës

Volejbollistja se*si me më shumë ndjekës në Instagram: Fitoj 50 herë më shumë se duke luajtur

Të fundit nga