qeveria pro perendimore e armenise fiton zgjedhjet pavaresisht presionit rus 6a2690f291c0e

Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësisht presionit rus

June 8, 2026
1 minut lexim

Partia e kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, ka fituar zgjedhje të rëndësishme parlamentare që konsiderohen vendimtare për orientimin e vendit drejt Perëndimit.

Partia centriste “Civil Contract” e Pashinyan ka siguruar 49.8% të votave, ndërsa “Strong Armenia Alliance” ka dalë e dyta me 23.2%.

 Në vendin e tretë është renditur “Armenia Alliance” me 9.9%, shkruan BBC.

Zgjedhjet e së dielës ishin të parat parlamentare që nga humbja e rëndë ushtarake e Armenisë ndaj Azerbajxhanit në vitin 2023, një shtet me rreth tre milionë banorë në Kaukazin Jugor.

Votimi u pa si një test për përpjekjet e kryeministrit për të thelluar lidhjet me Perëndimin, në një kohë kur vendi përballet me presion ekonomik në rritje nga Rusia, partneri kryesor tregtar dhe aleati tradicional.

Pashinyan, i cili është në pushtet që nga viti 2018, shpalli fitoren të hënën pasi rezultatet e hershme tregonin se partia e tij kishte siguruar mbi 50% të votave.

Populli armen votoi për paqe, prosperitet rajonal dhe bashkëpunim”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

partizani skishim informacione per ekzistencen e ndonje pronari apo nese ishin zaptuar zbardhet deshmia e violeta shqevit 6a26909028b0f
Lajmi i mëparshëm

“Partizani”/ “S’kishim informacione për ekzistencën e ndonjë pronari, apo nëse ishin zaptuar!”, zbardhet dëshmia e Violeta Shqevit

ne jahtin e monakos alix earle dhe mikja e kylie jenner shfaqen me stil veror 6a2691bc62a09
Lajmi i radhës

Në jahtin e Monakos: Alix Earle dhe mikja e Kylie Jenner shfaqen me stil veror

Të fundit nga

ShkoLartë