Qeveria para vendimit: A do të shkrutohet izolimi nga 10 në 7 ditë?

Këtë javë pritet të miratohet vendimi nëse izolimi I personave që rezultojnë pozitiv nga testimet për COVID-19, të shkurtohet nga 10 në 7 ditë. Rekomandimin e solli Komisioni për Sëmundje Infektive, kurse sipas paralajmërimeve, pritet të shqyrtohet në Shtabin Kryesor të Krizës, kurse të Martën edhe në seancën e Qeverisë.

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë thënë se do të ndiqet situata me infektimet e reja dhe në bazë të kësaj do të miratihen rekomandime dhe vendime. Por, për momentin, sic thonë, kapacitetet spitalore nuk janë mbushur plotësisht dhe nuk ka vejojë që klinika të caktuara të shndërrohen në qendra të covidit.

Certifikatat e covidit, të cilët disa vende paralajmëruan se do t`I tërheqin, për momentin mbeten në Maqedoninë e Veriut. Sipas autoriteteve të shëndetësisë, është ende herët të flitet për tërheqjen e tyre për shkak se niveli I vaksinimit të popullsisë është shumë I ulët në krahasim me vendet tjera.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse duhet të prononcohet edhe rreth mundësisë për heqjen e maskave mbrojtëse për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ku nisja e gjysmëvjetorit të dytë u prolongua për shkak të situatës epidemiologjike dhe duhet të nis më 1 Shkurt.

Sipas të dhënave të MSH-së, javën e kaluar, janë shënuar 11.666 infektime të reja me COVID-19, 119 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin, prej tyre 34 përmes sistemit “Termini Im” , kurse brenda një jave regjistrohen edhe 1.549 riinfektime me COVID-19.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria nuk dhuron automjete por vepron sipas detyrimeve që dalin nga Ligji i Qeverisë

Story i radhës

Krijuesit e TikTok mund të kërkojnë pagesa nga përdoruesit për akses në përmbajtjet që publikojnë

Të fundit nga