Qeveria nuk dhuron automjete por vepron sipas detyrimeve që dalin nga Ligji i Qeverisë

Lidhur me informacionet në media për të drejtat e ish kryeministrave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e njofton opinionin se vepron ekskluzivisht sipas detyrimeve që dalin nga Ligji i Qeverisë.

Përkatësisht, me ndryshimet e realizuara në vitin 2016, Qeveria është e detyruar që të sigurojë përdorimin e automjetit, shoferit, si dhe mbrojtjen e sigurisë së ish Kryetarit të Qeverisë, për të njëjtën periudhë sa i ka zgjatur mandati.

Qeveria nuk ka të drejtë, as nuk ekziston mundësi e tillë ligjore apo detyrim, që t’i dhurojë automjet cilitdo ish kryeministër apo tjetër funksionar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zjarri në spitalin modular në Tetovë, prokurorët nisin shqyrtimin

Story i radhës

Qeveria para vendimit: A do të shkrutohet izolimi nga 10 në 7 ditë?

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish