Krijuesit e TikTok mund të kërkojnë pagesa nga përdoruesit për akses në përmbajtjet që publikojnë

Menjëherë pasi Instagram filloi linçimin e abonimeve për krijuesit, TikTok vendosi ti bashkohet rivalit.

Shërbimi po eksploron me një shërbim ku influencerët mund të aplikojnë një “mur” për përmbajtjet e tyre që publikojnë në aplikacion dhe që hiqet vetëm për të abonuarit.

Abonimet e TikTok kanë filluar të testohen me një numër të kufizuar dhe janë ende larg implementimit për të gjithë.

Platforma gjithashtu nuk ofroi detaje sesi funksionojnë abonimet. Njëlloj si Twitch, Twitter apo YouTube, TikTok lejon që përdoruesit apo shikuesit tu dërgojnë para influencerëve të cilët janë pjesë e programit të krijuesve.

Përdoruesit mund të blejnë edhe dhurata virtuale për krijuesit. Duke pasur në konsideratë trendin e fundit ndjekur nga media sociale, TikTok po investon në mbështetje të krijuesve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria para vendimit: A do të shkrutohet izolimi nga 10 në 7 ditë?

Story i radhës

VOA: Shtetet e Bashkuara urdhërojnë largimin e familjarëve të personelit të ambasadës nga Ukraina

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish