Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut thonë se 26 masat anti-krizë në vlerë prej 400 milionë eurove tashmë po japin rezultat.
Nga sot qytetarët mund të blejnë derivate më të lira të naftës, thonë nga Qeveria e RMV-së.
Me vetëm 50 ditë qeverisje Qeveria e re dëshmoi se mundet të ballafaqohet ,me sfidat, deklarojnë nga ana e Qeverisë.
“Aplikimi i masave kundër krizës ka sjellë ulje të çmimit të derivateve dhe me këtë, benzina BS-95 është ulur për 6,5 denarë, ndërsa dizeli për 9 denarë.
Në përputhje me uljen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës, ka rënë edhe çmimi i karburanteve të tjera”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.
Në këtë kohë krize Qeveria e RMV-së arriti që të rritë edhe rrogën minimale në 18,000 denarë, theksojnë nga Qeveria e RMV-së.