“Ushtria e madhe” e Putinit po kthehet në një ushtri dezertorësh! / Rusia po merr përforcime nga Serbia dhe Siria

Lufta në Ukrainë ka marrë përmasa të frikshme, ndonëse numri i viktimave ditëve të fundit duket të jetë më i vogël.

Rusët raportohet se e kanë vrarë një gazetar të Nju Jork Timest, Brent Renaud dhe e kanë plagosur një tjetër në zonën e Irpinit, pranë Ukrainës, ku po zhvillohet luftë e fuqishme mbrojtëse për ta parandaluar pushtimin e Kievit, kryeqendrës së Ukrainës.

Ndërkohë, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës Anna Malaryar ka dhënë një deklaratë, sipas së cilës, ushtria po i kundërpërgjigjet Rusisë me të njëjtin zemër, me të cilin ajo me tërbim po shkatërron Ukrainën, kudo, qytete e fshatra.

Ajo deklarimin e saj, e nisi me pyetjen dramatike, se: “Ku vriten armiqtë?!” Si mund të vriten armiqtë, por nëse një shtet nuk vret armiqtë e tij pushtues, ndaj kujt do ta bëjë këtë? Ndërsa, vazhdon të tregojë se pse janë kaq të zemëruar ukrainasit në rusët.

“Pse prej disa ditësh nuk ka ndryshuar numri “më shumë se 12 mijë të vrarë” sipas të dhënave zyrtare? Mos u shqetësoni, armiku është shkatërruar me zemërim. Po me tërbim sa ai po i shkatërron qytetet dhe fshatrat tona”, tha zv.ministrja e Mbrojtjes.

Nga erdhi frenim i sulmeve të armikut?

Ajo sqaron se në luftime nuk mund të bësh çdo llogari të humbjeve të personalit ushtarak të armikut, pasi shpesh ato llogari bëhen larg rastit për ta parë vendngjarjen.

Një fakt tjetër sipas saj është, se ka ndryshuar dinamika e ngjarjeve, kundërshtari është detyruar të ndalet, dhe nuk ka përballje aktive kaq intensive si ishte disa ditë më parë. Ky frenim i sulmeve të armikut erdhi si pasojë e shkatërrimeve që pësoi nga forcat mbrojtëse ukrainase

“Ulja e intensitetit të potencialit sulmues të kundërshtarit thjesht tregon humbje vërtet të mëdha dhe nevojën për të kompletuar skuadrën e personelit”, thotë Malaryar.

Ajo pohon se të caktosh numrin e saktë të humbjeve të armiqve është shumë e vështirë, për të ardhur tek një përfundim përdoren disa lloj të llogaritjeve. “Por, nuk mund të ecësh me kalkulator në dorë, pas një fushëbeteje, nëse mund të thuash thjesht”, thotë ajo.

Burimet amerikane për dy javët e para të luftimeve kanë dhënë shifrën për rreth 6 mijë ushtarë rus të vrarë, dhe rreth 18 mijë të plagosur, ndërkohë, që Ukraina tashmë i kishte dhënë për 12 ditë luftime 12 mijë të vrarë, mesatarisht një mijë rusë të vrarë në ditë.

Në një reagim tjetër të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, citohen deklaratat e ulëta dhe cinike të rusëve.

“Nuk është e frikshme që po vritemi, por që po i hedhin gjyshet” – thuhej në një reagim të pushtuesve rus.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes kjo dëshmon se rusëve nuk u intereson se pse vrasin fëmijë ukrainas, familje të tëra dhe i bombardojnë shtëpitë e tyre të lindjes. Kjo e fundit i atribuohet një rasti, të një piloti të forcave ruse të zënë rob, i lindur në Krime, që ka bombarduar pallatin, ku jetonte edhe nëna e tij, e cila fatmirësisht ka mbijetuar.

Sipas narracionit rus, siç e shpjegon kjo minstri, për ata është me rëndësi që të shpëtojë nga vrasja prej ukrainasve dhe që të mos mbeten pa marr 2 mijë dollarë amerikan.

“Pra “ushtria e madhe” e Putinit dalëngadalë po kthehet në një ushtri dezertorësh. Disa ushtarë po ikin pa e pritur as rrogën mujore të premtuar. Sepse ata e kuptojnë: se jeta është më e shtrenjtë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

“Dhe kush nga okupatorët i kanë akoma më të rëndësishme paratë, kemi një lajm të mirë: Ukrainasit do t’i sigurojnë transportin falas në shtëpi… në çanta për trupat. Lavdi Ukrainës! Së bashku drejt fitores!”

Dita e 18-të të luftës

Ministria e Mbrojtjes, po ashtu ka dhënë projeksionet ruse, e cilat caqe është duke i synuar dhe gjendjen e përgjithshme në ditën e 18-të të luftës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, okupatori rus po vazhdon operacionin agresiv kundër Ukrainës në drejtimet Poloni, Siverski, Slobozhanski, Donetski, Tavriyski dhe Buzki jugor.

“Zaptuesit po kryejnë masat për rikthimin e luftimit dhe rigrupimin e trupave, si dhe përgatitjen për vazhdimin e veprimeve sulmuese”, thuhet në një tjetër njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ukraina i akuzon dhe i quan kriminelë ushtarakë rusë, të cilët po kryejnë bombardime me raketa dhe me sulme artilerie në qytete duke goditur infrastrukturën civile ukrainase të Chernihivit, Sumit, Mykolaevit, Mariupolit, Avdiivkit, Volnovahit dhe periferisë së vendbanimeve të mëdha në të gjithë territorin e Orias të Ukrainës.

Rigrupimet, që nga Armenia

Sipas informacioneve në dispozicion të kësaj Ministrie, gjatë 9-10 marsit, 800 ushtarë të bazës ushtarake 102 (Gumri, Armeni) u vendosën në Federatën Ruse për transferim në zonat e luftës në Ukrainë.

Pastaj rreth 1500 ushtarë të brigadës së 40-të detare të ndarë (Petropavlovsk-Kamchatsky) të flotës së Paqësorit me eshalon hekurudhor janë dërguar në Bjellorusi.

Në qendrën paralajmëruese të sulmit me raketa 820 (Solnechnogorsk) po mbahet përzgjedhja e personelit për të marrë pjesë në aksionet luftarake kundër Ukrainës.

Pastaj është nisur për në Ukrainë një pjesë e kontingjentit në misionin “paqësor” në Nagirny Karabakh (Azerbajxhan).

Po ashtu në këtë rigrupim bëjnë pjesë edhe forcat e një numri të madh të militantëve nga vendet si Siria dhe Serbia.

Në drejtim të Volynit, kundërshtari nuk zhvilloi veprime sulmuese.

Sipas kësaj ministrie janë rritur gjasat që në luftë të drejtpërdrejt të përfshihet edhe Bjellorusia.

Ndërsa, forcat ruse janë të qëndrueshme në drejtimin Polisókomu, kundërshtari i një përbërjeje të përcaktuar forcash mban pozicione në zonën e vendbanimeve Polisóke, Ivankiv, Lipivka, Kopilív, Motizhyn, Buzova, Goreničí, Irpin, Sinyak, Kazarovichí dhe Sukholuchâ. Aktualisht, nuk ka veprime aktive sulmuese.

“Armiku po përpiqet të përmirësojë sistemin e sigurisë materiale dhe teknike dhe të rivendosë pajisjet luftarake. Në territorin e Republikës së Bjellorusisë në zonën e n. p.sh Kulíčiha, 17 km larg Kufirit Shtetëror të Ukrainës, armiku ka nisur bazën për riparimin dhe restaurimin e pajisjeve ushtarake”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Po ashtu në njoftim jepen edhe sinjale se nga mund të sulmohet Ukraina, nga pozicionet aktuale ruse, dhe të tjera me rëndësi për strategët ushtarak.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria e RMV-së: Masat anti-krizë filluan të japin rezultat

Story i radhës

Nëse keni vendosur të falni tradhtinë, duhet të ndiqni këto këshilla

Të fundit nga