Qeveria e ka miratuar planin vjetor të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

April 5, 2022
1 minut lexim

Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, në seancën e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi informacionin dhe e miratoi Planin vjetor të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për lidhjen e kontratave për prokurim të mallrave, shërbimeve dhe punë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me qeveritë e huaja për vitin 2022.

Plani përmban tetë projekte që do të realizohen nëpërmjet lidhjes së kontratave për prokurimin e mallrave, shërbimeve dhe punimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me qeveritë e vendeve anëtare të Aleancës, e cila sipas Planit të Modernizimit të Ushtrisë parashikon prokurimin e mjeteve të blinduara të lehta me rrota (projekt i vazhdueshëm), automjete për qëllime speciale, sisteme artilerie 105 mm dhe municione 105 mm, sistem i mbrojtjes ajrore në lartësi shumë të ulëta, remont i helikopterëve transportues, pajisje zbulimi dhe inteligjence, komplet i përbashkët i kontrollit të zjarrit Joint Terminal Attack Controler (JTAC) dhe mjete të blinduara luftarake të lehta të forcave speciale.

Me pajisjes e theksuara, theksohet në shërbimin për shtyp të qeverisë, do të rriten pajisjet e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut dhe ndërveprueshmëria e saj me ushtritë e vendeve aleate.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk ndalet Rusia, godet me raketa një anije të huaj tregtare

Story i radhës

Komiteti i Energjisë, Balluku: Situata hidrike është e mirë

Të fundit nga

ShkoLartë