Qeveria do veprojë ndryshe nëse masat e reja nuk ulin çmimet e produkteve

October 31, 2022
1 minut lexim

“Nëse në rastin kur inputi i energjisë elektrike që është në formimin e çmimit përfundimtar nuk reflektohet edhe në ulje të çmimit të produkteve, atëherë ekzistojnë mekanizma të tjerë, si ngrirja e çmimeve ku përcaktohet se inputi me energjinë elektrike nuk llogaritet në çmimin final të produkteve”, theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp.

Ai pret nesër dhe pasnesër në seancën e Kuvendit të miratohet Ligji për konsumatorët, përmes të cilit do të kontrollohet çmimi i produkteve.

“Në ligj janë disa masa që mund të veprojë Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe ne thamë se nuk do të lejojmë askënd të përfitojë në kohë krize”, shtoi ministri.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsyet pse njerëzit kanë frikë të bien në dashuri

Story i radhës

Xhemile Veselaj ka ardhë fuqishëm me projektin e ri muzikor

Të fundit nga

ShkoLartë