qendrimi me koken ulur per ore te tera i shkakton paralize studentit kinez 68b7f1b52fe4f

Qëndrimi me kokën ulur për orë të tëra i shkakton paralizë studentit kinez

September 3, 2025
min lexim

Një adoleshent kinez përjetoi frikën më të madhe të jetës kur u zgjua një ditë pa ndjerë asgjë në trupin e tij, për shkak të një zakoni që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm.

Si shumë të rinj të moshës së tij, Xiao Dong, një 19-vjeçar që është në vitin e tretë të universitetit në qytetin Quanzhou, në provincën Fujian të Kinës, kalonte shumë kohë me kokën ulur mbi telefonin e tij. Por këtë verë, pasojat e këtij zakoni të përditshëm u bënë të rrezikshme për jetën.

Pasi gjeti një punë verore duke larë pjata dhe fshirë tavolina me kokën të përkulur për orë të tëra, presioni mbi enët e gjakut pranë shtyllës kurrizore u bë tepër i madh. Ai gjithashtu kalonte shumicën e kohës së lirë me kokën ulur mbi telefon, duke luajtur video-lojëra dhe duke shfletuar rrjete sociale.

Fillimisht, filloi të ndjente mpirje në qafë, në krahë dhe në këmbë, por më 30 korrik, u zgjua pa ndonjë ndjesi fare në këmbë dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte, raporton odditycentral.

Xiao u dërgua menjëherë në urgjencë, ku mjekët zbuluan një mpiksje të madhe gjaku në shtyllën kurrizore, në segmentin C4-T1, që po shtypte palcën kurrizore dhe kishte shkaktuar pothuajse një paralizë të plotë nga kraharori e poshtë. Mjekët i shpjeguan se përkulja e vazhdueshme e kokës për periudha të gjata kishte çarë një enë gjaku anormale në kanalin kurrizor, duke formuar një hematomë dhe duke shkaktuar paralizë akute.

Për fat të mirë, mjekët kryen një ndërhyrje kirurgjikale emergjente për të hequr mpiksjen e gjakut dhe për të parandaluar një paralizë të përhershme. Xiao Dong aktualisht po rifiton kontrollin mbi gjymtyrët e poshtme dhe pritet të rikuperohet plotësisht.

Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se qëndrimi për një kohë të gjatë me kokën e përkulur shkakton ngadalësim të qarkullimit të gjakut, çka çon në fryrje dhe zgjerim jo normal të venave.

Kur gjaku nuk qarkullon siç duhet, shfaqen simptoma si dhimbje koke, marrje mendsh, lodhje e zgjatur, të shoqëruara me mpirje në shpatulla, qafë dhe krahë.

Në rastet ekstreme, bllokimi kronik i qarkullimit të gjakut mund të dëmtojë strukturën e enëve të gjakut dhe sistemin nervor qendror, duke sjellë pasoja të rënda si infarkt cerebral apo hemiplegji (paralizë e një ane të trupit).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i shpallur ne kerkim nderkombetar per droge arrestohet ne malin e zi 31 vjecari shqiptar 68b7f14c64b89
Lajmi i mëparshëm

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar

kim dhe putin mesazh te qarte perendimit bashkepunimi mes rusise dhe korese se veriut po forcohet 68b7f3667568d
Lajmi i radhës

Kim dhe Putin mesazh të qartë Perëndimit: Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po forcohet

Të fundit nga

Trazira në derbin e Kolumbisë, 59 të plagosur

Një total prej 59 personash u plagosën, përfshirë shtatë oficerë policie, në dhunën që shpërtheu pas finales midis dy klubeve kolumbiane Atletico Nacional dhe Deportivo Independiente Medellin, e luajtur në stadiumin ‘Atanasio Girardot’.
ShkoLartë