Qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen dhe më pas veten, postimi në TikTok të Kolë Manajt para ngjarjes së rëndë!

February 18, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme vendin ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij, Anila Prendushi e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital dhe më pas vrau veten.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 11:15 të paradites së sotme (18 Shkurt) në lagjen “Mark Lula”. Ndërsa vetëm 3 ditë më parë, Kolë Manaj me anë të një postimi në rrjetin social TikTok duket se kishte paralajmëruar problemet në çift.

Pas një mungese prej më shumë se 1 viti në TikTok, ai ka publikuar një video të Fifit teksa këndon “Shkrepsja Dhe Duhani”, tekst i dedikuar dashurisë së humbur.

 

@koli_manaj #fifi🥹🥹🥹🥹🥹🥹🥹🥹 ♬ suono originale – Koli_manaj

Postimi i këngës ku në tekst thuhet “qysh me hek merzin kur se kam dashnin”, duket se tregojnë që 34-vjeçari, i cili humbi jetën dhe bashkëjetuesja e tij, kishin konflikte në marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë në postime të tjera ku ka publikuar foto me 44-vjeçaren, e cila është e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve, ai shpreh dashurinë ndaj saj.  “Nëse e do fort mos hiq dorë prej saj”, ishte thënia që viktima ka shoqëruar një prej kolazheve me foto ku pozoi krah Anila Prendushit, me të cilën bashkëjetonte prej 5 vitesh.

 

@koli_manaj

 

♬ suono originale – Koli_manaj

 

Ndërkohë në cover në rrjetin social mbante një foto ku kishte pozuar krah bashkëjetueses së tij me shkrimin “Koli&Anila 07.01.2017”, referuar mesa duket datës së lidhjes së tyre.

Image

Profili

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gripi arrin pikun e tij, KSI propozon rekomandime, ndalohen vizitat, maskat janë të detyrueshme

Story i radhës

Saliu: Stema, himni janë tema kurth, për të mbuluar degradimin që kjo qeveri po ua bën shqiptarëve…

Të fundit nga

Moti sot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Mbi vendin tonë sot mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen
sqmken
ShkoLartë