saliu stema himni jane tema kurth per te mbuluar degradimin qe kjo qeveri po ua ben shqiptareve 67b4dea3ed09b

Saliu: Stema, himni janë tema kurth, për të mbuluar degradimin që kjo qeveri po ua bën shqiptarëve…

February 18, 2025
min lexim
Debati për stemën, himnin dhe ndryshimin e 20 përqindshit në Kushtetutë, janë vetëm tema alibi dhe kurth në të cilin opozita shqiptare nuk duhet të bie, kështu vlerëson avokati i inovacionit dixhital dhe njohësi i çështjeve politike, Suad Saliu.
Ai në reagimin e tij në Facebook, shkruan se ky debat i krijuar së fundmi po bëhet me shkas për relativizimin e opinionit publik ndaj veprimeve të mëparshme nga qeveria aktuale, pasi siç thotë ai, koalicioni shqiptar në qeveri nuk po ka fuqi që të mbrojë e as të përparojë çështjet kombëtare në RMV.
Reagimi i plotë:
APELOJ TEK OPOZITA SHQIPTARE:
që të mos bjerë në kurthin e debatit për ndryshimin e emblemës shtetërore (dhe gjoja, bashkë me të, edhe të himnit apo “futjes” së gjuhës shqipe në Kushtetutë). Hedhja e kësaj “teme të madhe” ka për qëllim vetëm të mbulojë degradimin e pritur të ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe t’u japë një alibi atyre që kanë rënë dakord me një ndryshim të tillë.
Në mars, Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë një iniciativë që synon ta gjymtojë/zhbëjë ligjin për përdorimin e gjuhëve, pra edhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Ky debat shërben për të relativizuar dhe hutuar opinionin publik shqiptar, duke lënë të kuptohet se pas 6–9 muajsh mund të ndryshohet edhe himni, ose të futet gjuha shqipe në Kushtetutë si gjuhë e mirëfilltë, e jo thjesht si një gjuhë e folur nga 20% e popullsisë.
Kjo është në vazhdën e përpjekjeve për ta relativizuar këtë degradim, ashtu siç ndodhi disa muaj më parë, ku u përfshi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Një strategji e tillë u përdor edhe me zhbërjen e të drejtës së deklarimit të etnisë gjatë punësimit, me të edhe të mekanizmit të “balanserit”, gjoja se do sjellin një ligj për përfaqësim të drejtë. Nga ai ligj nuk ka asnjë gjurmë sot e kësaj dite!
E vërteta është se koalicioni aktual shqiptar në qeveri nuk ka “takat” për të përparuar në këto çështje kombëtare; dhe vëmendja e tyre duket se është përqendruar vetëm tek zgjedhjet e ardhshme lokale.
Do të isha shumë i lumtur po të na dëshmonin të kundërtën.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

qelloi me plumb ne koke bashkejetuesen dhe me pas veten postimi ne tiktok te kole manajt para ngjarjes se rende 67b4d88edeec6
Story i mëparshëm

Qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen dhe më pas veten, postimi në TikTok të Kolë Manajt para ngjarjes së rëndë!

petkoviq i reagon ambasadorit gjerman per zgjedhjet ne kosove 67b4e1e94a40f
Story i radhës

Petkoviq i reagon ambasadorit gjerman për zgjedhjet në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë